Categories Lajme

Adriatik Llalla flet pas seancës në GJKKO

Adriatik Llalla Ish-kryeprokurori është paraqitur këtë paradite në Gjykatën e Posaçme, ku ka qenë i pranishëm në seancën e radhës ndaj tij. Llalla ka kërkuar personalisht revokimin e gjykimit të shkurtuar, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata. Kjo do të thotë që procesi ndaj Llallës do të jetë më i thjeshtë, por do të zgjasë më shumë në kohë.

Ndërkohë, në fund të seancës, Adriatik Llalla ka thënë për gazetarët se “Do ta ndjek çështjen deri në fund, do të jem prezent për të ndjekur vetë seancat”. Nga ana e saj, GJKKO ka vendosur që seanca e radhës ndaj ish-kryeprokurorit Llalla të zhvillohet më 20 prill, në orën 09:00.

Ai ndodhej në seancë së bashku me avokatin e tij, ku paraqitën mbrojtjen. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar dy vite burg për Llallën, i cili akuzohet për veprën penale të “deklarimit të rremë të pasurisë”. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, atij i ulet 1/3 e dënimit, çka do të thotë se SPAK kërkoi 1 vit e 4 muaj b urg. Prokuroria ka kërkuar edhe dënim plotësues, që për 5 vite Adriatik Llalla të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME