Categories Lajme

Aeroporti i Vlorës do ndërtohet, gara ndërkombëtare do të rihapet aty ku u ndërpre për shkak të pandemisë

“Aeroportin e  Vlorës e kemi premtuar dhe do ta ndërtojmë me rihapjen e garës ndërkombëtare aty ku u ndërpre për shkak të pandemisë”. Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në aktivitetin “Deputeti që duam”, zhvilluar në Vlorë. Në fjalën e  tij, Rama tha se “aeroportin e Vlorës e kemi premtuar dhe do ta ndërtojmë, nuk diskutohet. Arsyeja e vonesës së procesit pasi procesi u hap, nuk lidhet me ne. Ne e hapëm procesin përpara fillimit të pandemisë. Pandemia na detyroi të ndalojmë procesin për shkak se ishte e pamundur që të vinte njeri për të aplikuar siç i ndaloi e gjithë bota këto procese, aq më tepër në industrinë aeroportuale dhe ajrore që faktikisht është më e goditur më shumë nga të gjitha”.

Ai tha se “kemi vazhduar çdo ditë përpjekje për të rihapur procesin dhe gara ndërkombëtare do të rihapet aty ku është lënë dhe aeroporti I Vlorës do të ndërtohet kjo nuk diskutohet”

“.Tani edhe sikur për një moment disa dyshojnë, shanset që të bëhet një aeroport në Vlorë janë më shumë me ne apo me Leskon dhe me Lulin? Shanset që çdo gjë tjetër të bëhet, janë më shumë me ne apo me Leskon dhe me Lulin”, tha ai Po ashtu, Rama shtoi se” dhe për shqiptarët pyetja është shumë e thjeshtë, shanse që të behët ajo që ju keni hall të zgjidhe, që ju keni dëshirë të ndodhë, janë më shumë, Lulin, Liken Monën dhe Saliun apo me mua dhe PS”.

“Shumë e thjeshtë. Ne s’jemi absolutisht më të mirët, që mund të gjenden në këtë qiell, patjetër kemi të meta plotë, patjetër kemi të meta, patjetër kemi boshllëqe, por më të mirë se ne për këtë punë nuk ka dhe nuk do ketë edhe për shumë kohë, ma besoni. Dhe sot që flasin ata që pretendojnë se janë më të mirë, janë shalqi me provë. kunguj kanë dalë të tërë kur kanë pasur në dorë atë që kërkojnë ta rimarrin prap”, tha ai. Gjithashtu, Rama fton të gjithë t’i bashkohen PS-së si alternativa e vetme me e mirë politike dhe qeverisëse. “Kështu që jam i bindur plotësisht se ditë pas ditë njerëzit që janë më mëdyshje apo ata që thonë sot që s’dua të votoj duhet të kuptojnë se këtu nuk ka vend për mëdyshje, këtu rruga është e qartë dhe në këtë rrugë të qartë unë i ftojë të gjithë edhe një herë që të na bashkohen me ne, bujrum”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME