Categories Lajme

Aeroporti Tiranës mirëpret fluturimet direkte për në Amsterdam me Transavia

Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë direkt drejt Amsterdamit, falë fillimit të operimit të linjës ajore të mirënjohur Transavia. Me ketë rast, sot në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) u zhvillua një ceremoni mirëseardhje.

Linja direkte nga dhe drejt Amsterdamit shënon një tjetër moment të rëndësishëm per TIA-n, që vazhdon të zgjerojë hartën e destinacioneve direkte dhe të rrisë numrin e kompanive ajrore prestigjioze ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri.

Marcel de Nooijer, Drejtori i Përgjithshëm i Transavia, i cili mbërriti në Tiranë për këtë ceremoni të posaçme, u shpreh “Ne shohim një të ardhme të shkëlqyer dhe një bashkëpunim shumë të frytshëm me Aeroportin e Tiranës. Ne kemi nisur me 3 fluturime në javë drejt Tiranës, të cilat shfaqin një potencial të madh. Më duhet të them, me këtë pritje të ngrohtë këtu në Tiranë, ne ndihemi kaq shumë si në shtëpi dhe presim me padurim bashkëpunimet e mëtejshme.”

Aeroporti Tiranës mirëpret fluturimet direkte për në

PierVittorio Farabbi, Drejtori Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, falenderoi kompaninë Transavia për fillimin e këtij bashkëpunimi. “Kjo është një arritje që i lidh pasagjerët tanë jo vetëm me Amsterdamin por edhe me destinacione të tjera, pasi ky aeroport është një nga qendrat më të rëndësishme në Evropë. Shpresojmë që kjo linjë e re të hapë mundësi për shumë turistë nga Hollanda dhe Evropa për të eksploruar Shqipërinë dhe bukuritë e saj të shumta, nga plazhet mbresëlënëse e deri te udhëtimet mahnitëse malore, nga fshatrat piktoreske tek një kryeqytet plot jetë dhe ngjyra.”- u shpreh Z. Farabbi.

Kjo arritje nënvizon besimin e kompanisë ajrore Transavia në potencialin e Shqiperisë si një qendër zhvillimesh të rëndësishme në fushën e turizmit dhe mundësive të biznesit. Një faktor i rëndësishëm i këtij besimi lidhet gjithashtu me rritjen dhe zgjerimin e kapaciteteve te Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) falë vizionit dhe investimeve të Kastrati Group.

Aeroporti Tiranës mirëpret fluturimet direkte për në

Ambasadori i Holandës në Shqiperi, Shkëlqesia e tij, z. Reinout Vos shprehu kënaqësinë për fillimin e fluturimeve direkte drejt Amsterdamit. “Ky do të jetë një hap i rëndësishëm që Shqipëria të lidhet më mirë me pjesë të tjera të Evropës dhe integrimin në këtë komunitet. Por do të jetë gjithashtu një mundësi e madhe për holandezët dhe shumë pasagjerë të tjerë që të fluturojnë drejt Tiranës. Nëse mund të bëj një kompliment për aeroportin e Tiranës, kam parë një zhvillim befasues këto vitet e fundit si në drejtim të linjave ajrore por edhe ne shërbimin ndaj pasagjerëve”.

Z. Maksim Et’hemaj, Drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar “Shqipëria sot ka lidhje pothuajse me të gjitha qytetet evropiane. Jemi shumë të kënaqur që shohim zbatimin e një strategjie që e ka sjellë Shqipërinë në këtë nivel sot. Ne sigurojmë që përmes Transavia të arrijmë kërkesat e Bashkimit Evropian, sigurojmë që aeroporti të zhvillohet duke përmbushur standardet e nevojshme, dhe pasagjerët të marrin shërbimin e duhur.”

Aeroporti Tiranës mirëpret fluturimet direkte për në

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME