Categories Lajme

Air Albania drejt qiejve të Europës

Kompania Air Albania do të nisë në vjeshtë  fluturimet drejt destinacioneve europiane. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot tre destinacionet që do të kryejë që nga vjeshta Air Albania si dhe çmimet përkatëse. Kështu Air Albania do të fluturojë drejt Romës, Milanos dhe Bolonjës.

“Nisin me Italinë në fillimvjeshtë, fluturimet e kompanisë kuqezi drejt qiejve të Europës”, shprehet Rama.

“Hë tani jepini, filloni shani e përqeshni sa të doni, si zakonisht. Po të paktën, futeni mirë në kokë, se kur unë them kjo do bëhet, është vetëm çështje kohe, pune, mundimi e durimi, por fjalën time s’e merr kurrë era”, thekson Rama.

Dhe mos e harroni, shton kryeministri, “se nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë; herë i ngushtë e herë i gjerë, herë i qetë e herë me trazime që të vonojnë; nganjëherë edhe me furtuna e tallaze që të ndryshojnë trajektoren, po jo qëllimin nëse nuk dorëzohesh”.

“Prandaj besim dhe durim miq, se do t’i bëjmë, së bashku, të tëra ato që kemi në dorë t’i bëjmë për Shqipërinë që duam”, nënvizon kreu i qeverisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME