Categories Lajme

Pasi SHBA e shpalli “Non Grata”, Vangjush Dako merr sot lajmin tjetër të rëndë

Kur nuk kanë kaluar shumë orë pasi Departamenti i Shtetit amerikan bëri publik vendimin që kishte marrë se kryebashkiakut në detyrë të Durrësit, Vangjush Dako dhe familjes së tij i është refuzuar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prokuroria lëshon fletë thirrje për të.

Kjo, në lidhje me dosjen 339, ku ai del në p.ë.rgjime me pjesëtarë të një bande k.r.i.minale të njohur në Shijak. Burimet thanë se Vangjush Dako do të paraqitet në shtator tek K.r.imet e Rënda për t’u pyetur për herë të dytë. Deri tani, janë tre p.ë.rgjime të publikuara nga mediat ku Dako flet me anëtarët e bandës së Shijakut. Sakaq, dje, 1 gusht, Matthew Palmer, zëvendës-ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, në lidhje me vendimin e Washingtonit për ti ndaluar Dakos dhe falmiljes hyrjen në SHBA, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur dëshmi të forta në lidhje me aktivitetet e korrupsionit nga ana e ish kryebashkiakut të Durrësit.

“Do të shpresoja që ky veprim të demonstronte angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar kundër korrupsionit dhe për të ndërmarrë veprime atje ku ka prova të forta dhe bindëse të praktikës korruptive. Ky është një autoritet që ne e kemi. Është një autoritet që ne me siguri nuk kemi frikë ta përdorim. Dhe është një autoritet që ne besojmë se mund të kontribuojë në procesin e luftimit të korrupsionit publik në Shqipëri dhe gjetkë”, tha Palmer për Zërin e Amerikës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME