Categories Lajme

Banka Botërore: Shqipëria në 20 vendet e para në botë për eksportin e domateve

Shqipëria është në listën e 20 vendeve që kryesojnë si eksportues të domateve në botë. Kështu citon Banka Botërore, duke nënvizuar faktin se historia e eksportit të domateve shqiptare ka shënuar arritje, ndërsa ka ende potenciale për rritjen e prodhimit. Sipas Bankës Botërore, mesatarja e çmimit për njësi të domates shqiptare të eksportit është 5 herë më pak se çmimi për njësi i domates që eksporton Italia. (50 cent krahasuar me 2.40 US$)

Kjo do të thotë, argumenton Banka Botërore se, vendi ka mundësi të pashfrytëzuara në rritjen e cilësisë së eksporteve, duke nënvizuar rëndësinë e certifikimit me standardet ndërkombëtare. “Qoftë edhe një rritje e lehtë në cilësi/çmim do të kish një ndikim të madh në vlerë përgjatë gjithë zinxhirit”, thekson BB.

Domatet shqiptare janë shumë të kërkuara në eksport. Ndërsa interes në rritje për perimet e freskëta “Made in Albania” po tregojnë tregjet si Bullgaria, Serbia, Bosnja, Kroacia Gjermania, Italia, Hollanda, Franca, Hungaria, Ukrahina e deri në Rusi, duke i ofruar sektorit të bujqësisë një domethënie të madhe, për rolin që ka në ekonominë e vendit.

Shqipëria eksporton në vit mbi 50 mijë ton perime, nga të cilat mbi 35 mijë ton domate. Edhe vlera më e madhe i takon eksportit të domateve me rreth 1.49 miliardë lekë të ardhura në vit. e.xh. Atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME