Categories Lajme

Aksident i rëndë në Korçë-Pogradec, tre të plagosur, mes tyre një i mitur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korçë këtë të mërkurë ku tre persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05 në aksin rrugor “Korçë-Pogradec” pranë Maliqit, ku shoferi me inicialet R.L ka humbur kontrollin e automjetit tip “Audi” dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë plagosur shtetasit, 46-vjeçari I.V, 23-vjeçari E.Xh dhe 17-vjeçari O.V, banues në Pogradec.

Të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Korçës ku po marin trajtimin nga mjekët, por nuk ka informacion për gjendjen e tyre shëndetësore. Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e aksidentit, ndërkohë shoferi R.L është proceduar nga autoritetet.

Njoftimi i Policisë

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 13.09.2023, rreth orës 16:05, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, Maliq, shtetasi R. L., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit I. V., 46 vjeç, E. Xh., 23 vjeç dhe O. V., 17 vjeç, banues në Pogradec, pasagjerë në këtë automjet, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

Me shtetasin R. L., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME