Categories Lajme

Mina nga Miloti për grupet kriminale në Vlorë, 4 copë për 10 mijë euro

Ky është momenti kur 51-vjeçari Petrit Ndoji nga Lezha zhvillon një bisedë më një person në qytetin e Vlorës, për shitjen e 4 minave me telekomandë, për shpërthim në distancë. Tv Klan ka siguruar këtë foto nga grupi hetimor, ku shfaqet 51-vjeçari dy ditë përpara arrestimit nga policia.

Biseda është zhvilluar në ambientet e një bar kafeje në qytetin e Vlorës, ku mes Petrit Ndojit dhe personit tjetër është dakordësuar shitja e 4 minave për 10 mijë euro.

Burime pranë grupit hetimor bënë me dije se ka dyshime që 51-vjeçari, me precedent të mëparshëm kriminal merrte minat me telekomandë në zonën e Milotit dhe nga aty i shiste në Vlorë për llogari të grupeve kriminale.

Ndërhyrja e policisë ka ardhur sapo Petrit Ndoji është futur në qytetin bregdetar aty ku do dorëzonte minat të cilat siç shihet ishin fshehur në kroskotin e makinës që ai drejtonte. Policia nuk jep detaje për personat që do të blinin minat.

Ky është rasti i dytë i goditur nga policia në harkun kohor të 1 muaji, pasi edhe në gusht po në Vlorë uniformat blu sekuestruan 2 mina me telekomandë dhe vunë në pranga 2 persona, xhaxha dhe nip të cilët lëndët plasëse do i shisnin tek grupet kriminale me qëllim përdorimin në ngjarje të rënda

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME