Categories Lajme

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit/ Një i vdekur e tetë të plagosur. Policia jep sqarime për ngjarjen

Një person ka gjetur vdekjen dhe tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur kur dy automjete janë përplasur midis tyre në qytetin e Rubikut.

Policia bën me dije se automjeti i një agjencie turistike është përplasur me një automjet tip “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin L.C. Për pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit të dytë. Mendohet se shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i autobusit, i cili transportonte turistë nga Tirana në Brezovicë.

Njoftimi i policisë lokale: Në qytet Rubik, Mirditë, janë përplasur automjeti i një agjencie turistike me drejtues K.M.,me automjetin tip “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin L.C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Alfa Romeo” shtetasi L.C si dhe kanë marrë dëmtime 8 shtetas që ndodheshin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin K.M.,të cilët janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME