Categories Showbiz

FOTO/ Në garë për të përfaqësuar Kroacinë në Eurovision, 17-vjeçari shqiptar përzgjidhet në fazën e ngushtë

Ndonëse Kosova nuk është pranuar, një kosovar mund të ngjitet në skenën e Eurovisionit. Përveç Arilena Arës, e cila do ta përfaqësoj Shqipërinë, edhe një i ri me origjinë nga Kosova, ka hyrë në garën e ngushtë për të përfaqësuar Kroacinë në festivalin evropian. Televizioni kroat HRT, dje ka publikuar listën e 16 këngëtarëve që do të marrin pjesë në festivalin kombëtar “Dora 2020”, ndërsa në mesin e tyre është edhe talenti 17-vjeçar Edi Abazi.

Edi i cili është rritur në Kroaci, ka origjinë shqiptare, pasi babai i tij është nga Kosova. Ai ka hyrë në mesin e artistëve më të mirë kroat që do të garojë për ta përfaqësuar vendin në festivalin evropian “Eurovision”. Në një prononcim të shkurt për Zëri.info, Edi ka treguar se është me prejardhje shqiptare, duke treguar se babai i tij është nga Kosova.

Në “Dora 2020”, talenti kosovar do të garojë me këngën “Coming Home”, ndërsa festivali do të mbahet më 29 shkurt në Kroaci. Ndryshe, Edi është vlerësuar nga profesionist të muzikës si një nga emrat më premtues të muzikës në Kroaci.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME