Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugën Elbasan-Labinot.
Sipas informacioneve mësohet se në aksident janë përfshirë disa automjete.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
