Categories Lajme

Aksidenti tr.agj.ik me dy të vd.ek.ur/ Eksperti tregon një tjetër arsye sho.kuese pse ndodhi gjëma

Fillimi i vitit 2020 ka nisur me një bilanc të fr.iksh.ëm për sa i përket vi.kti.mave nga aksidentet rrugore, ku 4 persona kanë mbetur të vd.e.kur, në vetëm 6 ditë. Fatmir Hasho, inxhinier dhe eksperti i sinjalistikës rrugore, i ftuar në studion e lajmeve në FaxNeës foli në lidhje me problematikat e sinjalistikës rrugore në vend.

Duke ju referuar aksidentit tragjik të datës 2 janar, ku dy këmbësorë humbën jetën nga përplasja e dy makinave në rrugë Xhanfize Keko në Tiranë, Hasho u shpreh se në atë segment sinjalistika rrugore ishte totalisht gabim.  “Në rradhë të parë ky vit ka filluar keq është dita e gjashtë dhe janë katër vi.kti.ma. Është një fillim shumë i keq. Aksidenti i datës dy ishte shumë i rëndë, dy humbje jete dhe ishin  dy persona në trotuar duke pritur që të kalonin vijat e bardha.

Problematika e sinjalistikës rrugore linte për të dëshiruar. Aty ishte ndarë rruga në tre korsi, dy në zbritje dhe një në ngjitje. Dy korsitë që ishin në zbritje, vija ndarëse midis tyre në pjesën kur mjetet do të ktheheshin në krahun e majtë vijëzimi ishte me vija të pandërpera ende, pra i jep të drejtë mjeteve që kalojnë në këto dy korsi të mund të lëvizin nga njëra korsi në tjetrën, ku duhet të ishte një vijë e pandërprerë. Dhe ishte një zonë më një lëvizje të madhe.

Nuk ishte plotësuar me një sinjalistikë të kthimit majtas. Ajo shigjetë të detyron që të shkosh deri afër vijës që do të kthehesh, të ndalosh dhe të ndezësh sinjalin dhe të marrësh masat e mundshme. Kjo sinjalistikë ishte totalisht gabim.

E dyta nuk kishte asnjë tabele paralajmëruese në të dy drejtimet që kemi një degëzim. Në kuadër të shumë punëve kur bëhen, nuk konsultohen me profesionistë. Sinjalistika rrugore kërkon një punë shumë të madhe, ta studiosh dhe ta plotësosh me të gjitha sinjalistikat. Mjetet ndalonin mbi vendkalimin e këmbësorëve. Asnjë mjet nuk e kryente si duhet manovrën e kthimit mjatas. Duhet një sinjalistiukë e rreptë. Që i detyron drejtuesit e mjeteve të rrespektojnë sinjalistikën dhe nëse nuk e rrespektojnë të gjobiten. Ka kamera që mund ta monitrosh.”- u shpreh Hasho.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME