Categories Politike

Kryemadhi për Reformën Zgjedhore: Nuk do ta ndryshojmë sistemin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u shpreh sot në Top Talk se LSI-ja ka qenë që në vitin 2008 për proporcional me lista të hapura. Kryemadhi u shpreh se, nëse sistemi nuk ndryshon LSI-ja i ka marrë masat. Kandidatët për deputetë sipas saj, do të zgjidhen nga anëtarësia e partisë në çdo qark.

Cili është sistemi që i duhet Shqipërisë? “Unë nuk mendoj se ka të bëjë sistemi, por dekriminalizimi i procesit sepse në një periudhë kohë mazhoritari ka qenë shumë i mirë, tani që ka filluar të futen kriminelët, policët, bodyguardët që kishin mundësi etj. Shkuam në proporcionali që të mbahej përgjegjësia te kryetarët e partisë.

Ne kemi qenë për proporcional me lista të hapura në 2008 sepse i jepte një lloj demokracie. Sot për momentin është e pamundur për ta realizuar përsa i përket nga ana teknike, sepse nëse do të hyjmë në një proces të tillë duhet të paktën 4 vjet përpara.

Ne si LSI, nëse nuk do të ndryshojë sistemi ne do ta rikuperojmë brenda partisë tonë duke bërë votimin një anëtar një votë, për listat e deputetëve. Prandaj jemi dhe në verifikimin e të gjithë antarësisë dhe pajisjen me kartat e reja të anëtarësimit”, tha Kryemadhi.tpz

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME