Categories Lajme

Aksidenti tragjik ku u shua një familje e tërë, prek me fjalë xhaxhai: U mbyll dera shtëpisë, nuk do i bëjmë keq atij që na ka mbyt

Sali Ramadani, xhaxhai i katër anëtarëve të familjes, që humbën jetën dje në aksidentin që ndodhi në Koshare të Ferizajt, deklaroi i prekur se kjo familje u shua dhe se dera e shtëpisë së tyre është mbyllur përgjithmonë.

Për Klan Kosova ai po ashtu u shpreh se janë në bisedime për ta falur personin që e shkaktoi aksidentin, duke thënë se janë të interesuar për të bërë mirë dhe se ai nuk ka faj, ndonëse as viktimat nuk kanë pasur asnjë faj.

“Boll zor se e ka tranu familjen, se katër pula me i qit poshtë, e lëre më katër njerëz. Mirëpo ka ndodhur, çka të bëjmë. Kemi bërë bisedime dhe ishalla bëhet mirë.

Nuk jemi të interesuar t’i bëjmë keq se prej së keqes nuk ka asgjë të mirë. Mendojmë me bë mirë, kemi bërë bisedime. Ai zotëri s’ka faj që na ka mbyt, por edhe ne s’kemi faj, ndodhin këto gjëra. S’ka më fëmijë të tjerë të kësaj familjeje. Kjo derë u mbyll”, deklaroi i përlotur Ramadani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthim në rafineri në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për çështjen

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 19 vjedhje banesash, 3 shqiptarë në arrest shtëpie, dëmi 50 mijë euro

Itali/ 19 vjedhje banesash, 3 shqiptarë në arrest shtëpie, dëmi 50 mijë euro Tre shqiptarë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Goditen 14 këmbimore të palicencuara, 14 persona nën hetim, 11 në arrest shtëpie

14 persona janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Fierit, të dyshuar se ushtronin aktivitet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dyshime për infarkt, priten rezultatet e autopsisë për vdekjen e 25-vjeçares britanike

Detaje të reja janë zbardhur për vdekjen e 25-vjeçares britanike Ferne Josephine King, e cila…

LEXO ME SHUME