Categories Showbiz

Aktori me famë ndërkombëtare ngrihet në këmbë dhe e quan Ardit Gjebrean “Mbret i Shqipërisë”

Të ftuar në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare ka qenë këngëtarja Senhit nga Itali së bashku me aktorin, producentin dhe balerinin me famë ndërkombëtare Luca Tommasini. Ata folën për jetën e tyre, për profesionin, karrierën, bashkëpunimet me artistët më të famshëm në botë, por ajo që ra më shumë në sy, ishte thjeshtësia, dashuria dhe sjella e tyre si njerëz të thjeshtë, pavarësisht se kanë një karrierë të jashtëzakonshme në tregun botëror.

E pyetur nga Ardit Gjebrea nëse njeh ndonjë këngëtar shqiptar, Senhit shprehet se ka takuar në Eurovizionin e vitit 2011 Aurela Gaçen e cila për të është një këngëtare e talentuar, Anxhela Peristerin të cilën e ka njohur nga pjesëmarrja e saj këtë vit në Eurovizion dhe shumë të tjerë, si Ermal Metën, Rita Orën, Dua Lipën, Anna Oxa.

Kur moderatori Ardit Gjebrea tregoi për publikun se kishte ardhur momenti që Senhit do këndonte këngën e saj të fundit, ajo dhe Luca u mërzitën sepse shprehën dëshirën që nuk dëshironin të largoheshin nga emisioni dhe po i pëlqente intervista që po bënin me të.

Luca Tommasini: Çfarë po na përzë? Jo, duam të rrimë këtu.

Ardit Gjebrea: Ndonjëherë nuk duhet t’i konsumojmë të gjitha sepse duhet lënë diçka për herë të dytë dhe që unë do dëshiroja shumë që të ishit nëse do ma premtonit.

Senhit: Absolutisht që po. Do kthehemi sërish në Shqipëri.

Luca Tommasini, ngrihet në këmbë i jep dorën Ardit Gjebreas duke e falenderuar dhe e quan atë Mbretin e Shqipërisë.

Luca Tommasini: Faleminderit “Mbreti i Shqipërisë”, faleminderit që na ftove, është një nder i  madh.

Ardit Gjebrea: Ajo që më bën më shumë përshtypje është ana njerëzore e artistëve të famshëm sepse ju nga gjithçka që dëgjuat dhe kuptuat, është se me çfarë fame vijnë këta artistë dhe dinë të respektojnë përtej të gjithave se secili në botë përfaqëson diçka. Një yll me dritë të fortë, një yll me dritë më të dobët, një diell i madh dhe teksa shikon respektin e artistëve të mëdhenj të vjen që të thuash vërtet me gjithë zemër faleminderit dhe të marrësh mësime nga thjeshtësia e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME