Categories Politike

Akuza e fortë e Haradinaj: Gent Cakaj ka punuar kundër Kosovës

Kryeministri ende në detyrë, Ramush Haradinaj, ka akuzuar ministrin e Jashtëm në detyrë të Shqipërisë, Gent Cakaj, se ka punuar kundër interesave të Kosovës.I ftuar në emisionin ‘360 Gradë’ në Ora News, Haradinaj u shpreh se ish-ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, nuk pranoi korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.“Rezistoi Ditmiri të them të drejtën, nuk i di motivet e tij meqenëse ai rezistoi në një detyrë e cila ishte pengesë pastaj ndodhën edhe lëvizjet edhe largimet pastaj të Ditmirit deri në mbërritjen e një kosovari të ri. Mund të jetë një djalë shumë i mirë. Por unë nuk e besoj që ai e di se çfarë do të thotë për Kosovën se sa e dëmshme është për të ose ka dëgjuar vetëm argumente të tjera. Por hapja e kufijve pasi neve na thonë diplomatë ndërkombëtarë që ministri i jashtëm e argumenton e lobon idenë e hapjes së kufijve të shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi. Por kam dëgjuar tha prej diplomatëve të tjerë pasi kështu po e argumentonte. Cakaj është tërhequr, ndoshta ka shtatë ose tetë muaj që nuk lobon më për të. Një vit më parë kur ai mori detyrën ishte mjaft entuziast. Për fat të keq po, Ditmiri jo, pasi ai ka mbajtur një qëndrim të heshtur ndaj shefit ose zhvillimeve por nuk u bë kurrë shtytës i kësaj ideje”, deklaroi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME