Categories Bota, Politike

SHBA-Turqi arrijnë armëpushim për tërheqjen e kurdëve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia kanë rënë dakord për një armëpushim me qëllim që të lejohen forcat kurde në Siri për t’u tërhequr. Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence ka njoftuar se armëpushimi i arritur mes SHBA-së dhe Turqisë për kurdët, do të jetë në fuqi 120 orë ose 5 ditë. Armëpushimi do t’u shërbejë forcave kurde, aleatë të Shteteve të Bashkuara, që të mund të tërhiqen në një zonë të sigurtë të kufirit. Zv/Presidenti i SHBA Mike Pence ndodhej sot në Turqi ku u takua me Presidentin turk Erdogan, një takim që zgjati më shumë se 90 minuta.

Qëllimi i vizitës ishte për të bindur Presidentin Erdogan që ofensiva turke në veri të Sirisë të mos godiste kurdët, aleatët e Amerikës. Më herët, Presidenti Trump i kishte shkruar një letër Presidentit Erdogan, në të cilën i kërkonte të “mos bëhej trim dhe budalla” me veprimet e tij.

Ofensiva turke në veri të Sirisë pranë kufirit me Turqinë nisi disa ditë më parë, kur Trump njoftoi tërheqjen e trupave amerikane nga ajo zonë. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME