Categories Lajme

Akuzohet se falsifikoi firmën e ish-burrit, aktorja Rudina Dembacaj dënohet me 6 muaj burg

Aktorja Rudina Dembacaj është dënuar nga Gjykata e Apelit me 6 muaj burg, që i është konvertuar në 80 orë shërbim prove. Dënimi i është konvertuar pasi Gjykata, për shkak të rrezikshmërisë së ulët dhe dënimit nën 1 vit burg, mund ta vuajë jashtë dënimin e saj.

Dembacaj është dënuar pasi u kallëzua penalisht nga ish-bashkëshorti i saj Aleksandër Varfaj, pasi kishte nxjerrë vajzën e tyre jashtë vendit duke falsifikuar prokurën. Prokura, e cila duhet të ishte firmosur edhe nga i ati i vajzës, është falsifikuar, ndaj e bija ka dalë jashtë kufirit të vendit, pa dijeninë e të atit. “Krimi” është kryer në bashkëpunim me noterin Ermal Hamzaj, por ky i fundit i ka shpëtuar dënimit.

Varfaj në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë për gjyqtaren Marinela Osmani, për moskryerjen e veprimeve për të zbardhur të plotë shkeljen:

“Ju drejtohem juve me anë të kësaj ankesë për gjyqtaren Marinela Osmani, e cila në procesin ku unë kam kallëzuar ish-bashkëshorten time Rudina Dembacaj për falsifikim të prokurave në bashkëpunim me noterin në 2 prokura të ndryshem. Vepra penale është konsumuar plotësisht dhe është pranuar edhe nga vetë e pandehura dhe avokatja e saj në seancë. Nga ana jonë janë dorëzuar 2 shkresa të ardhura nga drejtoria e kufirit dhe migracionit në të cilat provohej se janë përdorur 2 prokura të falsifikuar që kanë për të kaluar jashtë territorit të RSh vajzën e mitur me nënën e saj pa dijeninë dhe miratimin tim. Organit të akuzës në Gjykatë i është bërë me dije dhe këtë e kemi përmendur edhe në Gjykatë se hetimet nuk kanë qenë shteruese pasi ne pretendonim se prokuroria i ishte shmangur hetimit duke u mjaftuar vetëm tek njëra nga deklaratat noteriale të falsifikuara të përdorura për të kalur fëmijën jashtë territorit të RSH-së dhe përgjigja ka qe se ishi bërë të gjitha hetimet dhe se nuk ishte më e nevojshme që të bëheshin hetime shtesë. Pra e nderuar gjykatë në këtë proces janë anashkaluar procedurat e hetimit nga ana e prokurorisë dhe nga gjyqtarja. Pra asnjë nga pretendimet e mia si viktimë e veprës penale nuk është marrë në konsideratë në diskutimet përfundimtare në nuk kemi qenë dakord për sa ju kemi cituar më lart, ne gjithashtu nuk jemi dakord me vendimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë për argumentat dhe pretendimet e paraqitura më lart, gjyqtarja me vetëdije dhe duke e privilegjuar pozitën e vetë nuk ka pranuar dhe nuk ka çmuar që i pandehuri të merrej dhe noteri Ermal Hamzaj që në mënyrë të përsëritur ka hartuar dhe ka falsifikuar 2 herë në 2 deklarata të ndryshme noteriale, kjo e privuar nga deklaratat që rezultonin të rejigstrua në sistemin Tims, ku janë bërë pjesë të fashikullit gjyqësor.”

Më poshtë është edhe dënimi i caktuar nga Gjykata për aktoren e njohur:

VENDOSI:

1. Deklarimin fajtore të të pandehurës Rudina Dembacaj për kryerjen e veprës “falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal të këtij neni dënimin e saj me 9 muaj burgim
2. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, masës së dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Rudina Dembacaj me 6 muaj burg.
3. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe zëvendësimi i dënimit me burgim, për të kryer një punë në interes publik prej 80 orë.

Çifti u martuan në vitin 2016 dhe nga dashuria e tyre sollën në jetë një vajzë. Por u ndanë 3 vite më pas, e aktualisht aktorja ka lidhur kurorë me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Mark Frroku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti me pasojë vdekjen e dy të rinjve në…

LEXO ME SHUME