Categories Lajme

“Alo policia, komshiu im fsheh diçka”, kontrolli blic në Paskuqan kap mat 50 vjeçarin

Një informacion i ardhur ngë qytetarët ka bërë që policia të kryejë kontroll blic në banesën e një 50 vjeçari në Paskuqan duke i kapur atij një armë si edhe disa fishekë. Ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit nr.5 në Kamëz, ndërsa pritet të procedohet për armë mbajtje pa leje.“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri pushkë model 63, një krehër fishekësh dhe 14 fishekë luftarak”, njofton policia.

Njoftimi i plotë Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje falë bashkëpunimit me qytetarët. Finalizohet operacioni “Paskuqani”.Vihet në pranga një 50-vjeçar. Sekeustrohet një armë zjarri dhe 14 fishekë luftarak.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, Kamëz, në kuadër të kontrolleve për kapjen e perosnave në kërkim, apo atyre që qarkullojnë me armë zjarri, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, pas informacionit të marrë se në Paskuqan 1, një 50-vjeçar mbante armë në banesë , kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Paskuqani”.Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-I. D., 50 vjeç, banues në Paskuqan 1 Kamëz Tiranë.Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri pushkë model 63, një krehër fishekësh dhe 14 fishekë luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme për veprën penale të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME