Categories Kuriozitete

“Virgjëria” e Rukie Ramës e rrëfyer nga ish-kryeprokurori komunist

Në Tropojën e vitit të largët 1974, një operativ i Sigurimit të Shtetit tenton me të gjitha mënyrat të fusë në shtrat një vajzë të zonës.Por vajza nga malësia e refuzon. E refuzon pafundësisht. Për hakmarrje, njeriu i Sigurimit të Shtetit, fabrikon prova dhe dëshmitarë me qëllim që ta fusë në burg nën akuzën e agjitacion-propagandës.Krejt e vetme, vajza mundohet të mbrohet. Duke shfrytëzuar pretendimin e akuzuesit kryesor, sipas të cilit ai ishte i bindur për krimet, pasi ishte i dashuri i saj, malësorja deklaron përpara hetuesve se është e virgjër, duke kërkuar edhe ekspertizë zyrtare mjekësore.Ekspertët vërtetojnë se vajza ishte e virgjër, por Sigurimi i Shtetit nuk tërhiqet.Për herë të parë, emisioni “Abc/Story” i gazetarit Ferdinand Dervishi, sjell, të shtunën në mbrëmje, në televizionin “Abc News” historinë e plotë e Rukie Ramës, këtë radhë të dëshmuar nga ish-Kryeprokurori i Tropojës, Kristaq Ngjela.

Përmes një rrëfimi të pazakontë ish-kryeprokurori tregon kulisat që thureshin në Ministrinë e Brendshme dhe Kryeprokurorinë e kohës me qëllim që Rukie Rama të dënohej me patjetër, pavarësisht provave e fakteve./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME