Categories Lajme

Amazona, Brazili refuzon 20 milion ndihma nga G7. Sulme të reja ndaj Macron: Mendo për zjarrin e Notre-Dame

Qeveria braziliane ka hedhur poshtë ofertën e G7-ës për 20 milion dollarë ndihma për të luftuar zjarret në Amazon, duke e bërë edhe më të vështirë marrëdhënien me Presidenti francez Emmanuel Macron.

“Ju falënderojmë, por këto fonde mund të jenë më të dobishme për ripyllëzimin e Evropës”, është shprehur para kamera Onyx Lorenzoni, kreu i kabinetit të Presidentit Jair Bolsonaro. “Brazili është një vend demokratik dhe i lirë që nuk ka pasur kurrë praktika kolonialiste dhe imperialiste, që janë ndoshta qëllimet e Presidentit Macron”.

Lorenzoni, i cili kritikoi ashpër Emmanuel Macron për zjarrin që goditi Notre-Dame në prillin e kaluar, tha gjithashtu se ai nuk dëshironte të merrte mësime nga presidenti francez: Një njëri si Macron, i cili nuk ishte në gjendje të shmangte një zjarr të parashikueshëm në një kishë që është një vend i trashëgimisë botërore, çfarë do t’i mësojë vendin tonë? Ai ka shumë gjëra për t’u kujdesur në shtëpi dhe në kolonitë franceze,” tha Lorenzoni, duke iu referuar territoreve jashtë shtetit francez, përfshirë Guiana Franceze, në kufi me Brazilin.

Nuk ka munguar dhe reagimi i Presidentit të fajësuar Bolsonaro, i cili në një postim në Twitter ka shkruar, – “Ne nuk mund të pranojmë që Macron, të nisë sulme ndaj nesh për zjarret në Amazon, duke I maskuar qëllimet e tij me idenë e një aleance me vendet e G7-ës. Respekti për sovranitetin e çdo vendi, është më e pakta në një botë të civilizuar”.

Refuzimi I ndihmës nga ana e Brazilit i ka çuditur të gjithë. Pasi vetëm një ditë më parë, Ministri brazilian i mjedisit Ricardo Salles kishte deklaruar se “ndihma e G7-ës do të ishte mirëpritur”.

Bolsonaro i akuzuar si zjarrvënësi i pyjeve të Amazonës, është shprehur se situata është brenda kufijve normal dhe se tani zjarret janë “nën kontroll”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME