Categories Politike

“Amazona”/ Presidenti brazilian kundërshton ndihmën e G7

Udhëheqësit e G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, u pjatuan të hënën që të ofrojnë mbështetje logjistike dhe financiare për të ndihmuar fikjen e zjarreve në pyjet e Amazonës, por presidenti populist i Brazilit e cilësoi këtë plan si kolonialist.

Një numër rekord i zjarreve përfshiu rajonin e Amerikës Jugore, shumica e tyre në Brazil, duke nxitur shqetësim ndërkombëtar, për shkak të rëndësisë së Amazonës për mjedisin global. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të hënën se Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë ndihmë prej 22 milionë dollarësh dhe se fondet do të jenë në dispozicion “menjëherë”.

Marrëveshja u arrit në samitin G7-ës, që i zhvilloi punimet në Francë. Macron tha se vetë Franca është e gatshme të ofrojë ndihmë ushtarake për fikjen e zjarreve. Vendet e G7-ës do të mbështesin edhe një nismë më të gjerë që rajoni i Amazonës të prezantohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, shtoi Macron.

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, e kundërshtoi këtë nismë, duke shkruar në Tëitter se “kjo do të thotë se Brazili do të trajtohet si koloni ose tokë e askujt”. Ai po ashtu e cilësoi atë si sulm mbi sovranitetin e vendit. Kritikët e kanë akuzuar Bolsonaron për mungesë veprimesh kundër shypllëzimit. /Rel/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME