Categories Politike

Ambasadorët e BE-së aprovojnë konkluzionet për zgjerimin, asnjë ndryshim për Shqipërinë

Draft-konkluzionet u aprovuan nga ambasadorët e BE-së. Konkluzionet priten të publikohen në vijim të procedurës me shkrim. Asnjë ndryshim lidhur me kushtëzimin për Shqipërinë në  draft-konkluzionet e ambasadorëve të Bashkimit Europian  për zgjerimin. Për 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian, pesë nga gjashtë kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë nuk janë plotësuar; Përveç luftës kundër emigracionit tê paligjshëm, që nuk përmendet në draft-konkluzione, autoriteteve shqiptare u kërkohet përparim i mëtejshëm në pesë kushtet e tjera. Zbatimi i reformës zgjedhore mbetet kryefjalë e kushteve, që reflektohet edhe në formën e draft-konkluzioeneve me veçimin e këtij kushti nga kushtet e tjera dhe vendosjes së tij para kushteve të tjera.

Të 27 shtetet anëtare kërkojnë qartësisht: Forcimin e dialogut politik në vend lidhur me zbatimin e reformës zgjedhore dhe sigurimin e transparencës mbi financimin e partive politike. Funksionimin e plotë tê Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë Finalizimin e struktuarve anti-korrupsion si BKH dhe krijimin e një gjurme provash solide për korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar

Zbatimin e planit të veprimit për trajtmin e rekomandimeve te Task Forcës për Veprimet Financiare Ndryshimin e ligjit pêr mediat online në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ky është vlerësimi i shteteve anëtare për ecurinë e Shqipêrisë lidhur me përmbushjen e kushteve për mbajtjen e konferencês së parë ndërqeveritare, që shënon hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. Nê draft-konkluzione bëhet një vlerësim edhe për të drejtat themelore, siç është çështja a pronave, të të drejtave të pakicave, situatës ekonomike, bashkëpunimit rajonal dhe njehsimin me politikën e jashtme të BE-së. Më poshtë draft-konkluzionet kryesore për Shqipërinë:

Draft-konkluzionet kryesore për Shqipërinë: SHQIPERIA

Këshilli mirëpret vendosmërinë e Shqipërisë për të çuar përpara axhendën e reformave të BE, e cila hapi rrugën për vendimin lidhur me hapjen e negociatave të pranimit me BE në Mars 2020. Këshilli po shqyrton kornizën negociuese për negociatat e pranimit me Shqipërinë. Shqipëria bëri një përparim thelbësor dhe është afër përmbushjes së të gjitha kushteve që mbeten për t’u përmbushur para mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare. Këshilli i bën thirrje Komisionit Europian të monitorojë përmbushjen e reformave të kërkuara të mbetura dhe të informojë Këshillin sapo kushtet e konferencës së parë ndërqeveritare të jenë përmbushur me synimin për ta mbajtur atë sa më shpejt të jetë e mundur pas kësaj. Duhet arritur më shumë progres në lidhje me prioritet e përcaktuara nga Këshilli në paragrafin 10 të konkluzioneve të tij të 25 Marsit 2020.

Këshilli mirëpret që ndryshimet në kodin zgjedhor u miratuan nga Parlamenti më 23 korrik 2020, në përputhje me marrëveshjen e 5 qershorit 2020, në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR. Këshilli nënvizon se dialogu politik në vend duhet të forcohet më tej, veçanërisht mbi reformën zgjedhore dhe zbatimin e saj. Financimi transparent i partive politike duhet gjithashtu të sigurohet.

Këshilli mirëpret përparimin e mirë të Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit, përfshirë zbatimin e reformës gjithëpërfshirëse në drejtësi, e cila ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme, si dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe luftën kundër krimit të organizuar,lidhur me të cilën u finalizua vendosja e anti-korrupsionit dhe strukturat e specializuara për krimin e organizuar.

Eshtë e rëndësishme që rekrutimet e mëtejshme për Byronë Kombëtare të Hetimeve të ndodhin, në mënyrë që ajo të jetë plotësisht funksionale. Përpjekjet për krijimin e një gjurme provash të konsoliduar duhet të vazhdojnë, përfshirë vendimet përfundimtare dhe hetimet pro-aktive për korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, si dhe përmes zbatimit të planit të veprimit për të trajtuar rekomandimet e Task Forcës së Veprimit Financiar, siç duhet bashkëpunimi i mirë me autoritetet përkatëse të Shteteve Anëtare. Këshilli mirëpret që procesi i vetingut ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme dhe ka dhënë rezultate të prekshme dhe inkurajon autoritetet shqiptare të ndjekin përpjekjet për të reformuar sistemin e tij gjyqësor.

Gjykata e Lartë ka rifilluar funksionimin me një dhomë të plotësuar dhe dy të mbetura ende të paplotësuara, megjithatë duhen përpjekje të mëtejshme në mënyrë që ajo të përmbushë plotësisht rolin e saj. Këshilli mirëpret progresin në funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, megjithatë nevojiten përpjekje të mëtejshme për të proçeduar me emërimet e mbetura.

Për të drejtat themelore, Këshilli shënon pozitivisht përpjekjet e vazhdueshme për të zbatuar një reformë gjithëpërfshirëse të sektorit të pronës dhe për të konsoliduar të drejtat e pronës dhe u bën thirrje autoriteteve të vijojnë përpjekje të tilla, duke përfshirë përparimin e shpejtë të procesit të regjistrimit dhe kompensimit. Këshilli gjithashtu inkurajon Shqipërinë që të miratojë dhe zbatojë me shpejtësi legjislacionin e mbetur në lidhje me ligjin kornizë 2017 për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe mirëpret miratimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë. Për më tepër, Këshilli i bën thirrje Shqipërisë të bëjë përparim urgjent mbi lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve. Këshilli përsërit rëndësinë që ndryshimet në ligjin e medias të jenë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Këshilli gjithashtu mirëpret progresin e prekshëm të arritur në reformën e administratës publike dhe inkurajon Shqipërinë të vazhdojë me vendosmëri përpjekjet në këtë fushë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME