Categories Politike

Ambasadori italian: S’duhet të ketë kushte të reja, Shqipëria gati për negociatat, palët të ulen

Nga Gjirokastra në një takim të pushtetit vendor me përfaqësues të OKB, ambasadori Italian, Alberto Cutillio ka deklaruar se zgjidhja e krizës politike është një objektiv kryesor për një vend që kërkon të aderojë në Bashkimin Europian. Cutillio ka ftuar partitë politike të ulen së bashku dhe të zgjidhin problemet që kanë, duke e vënë theksin tek reforma zgjedhore.

Këto janë dy cështje shumë të dallueshme me njëra tjetrën. Problemet e cështjeve politike ne nga ana jonë kemi pozicion shumë të qartë, ne pretendojmë gjithmonë në zgjidhjen cështjeve politike. Pasi që një vend të ketë zhvillim sidomos kur ka një cështje kaq të rëndësishme zgjidhja e krizës politike është një objektiv kryesor për një vend që kërkon të aderojë në BE. Ftojmë të gjitha forcat politike të ulen së bashku për të zgjidhur problemet që kanë, sidomos reformën zgjedhore.

BE i ka dhënë disa detyra Shqipërisë dhe ne mendojmë se këto detyra janë plotësuar kohë më parë dhe nuk gjejmë arsye përse duhen vendosur kushte të reja për të hapur negociatat. Negociatat duhen hapur tani. Të hapësh negociatat nuk do të thotë të jesh anëtar i BE, por të nisësh rrugëtimin drejt saj. Përcjell urimet e mia Shqipërisë që ka punuar vërtet seriozisht në këtë rrugëtim aspak të lehtë dhe që do të kërkojmë akoma më shumë angazhim politik dhe solidaritet të të gjitha forcave politike” tha ai.

Në Gjirokastër u zhvillua një takim mes drejtuesve të pushtetit vendor, kryetarit Flamur Golemi, prefektit Astrit Aliaj dhe Koordinatorët të përhershëm të OKB në Shqipëri Brian Williams për projektet e zhvillimit të kësaj zone.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME