Categories Lajme

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, betohet sot në Departamentin e Shtetit

Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se ditën e sotme Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, do të zhvillojë ceremoninë e betimit. Ceremonia do të drejtohet nga Ndihmës Sekretari i Shtetit, Philip Reeker, sipas protokollit, në ambientet e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Pas ceremonisë në DASH, ambasadorja e re pritet të mbërrijë në Shqipëri për paraqitjen e letrave kredenciale dhe nisjen e detyrës.

Yuri Kim  u propozua për ambasadore në Shqipëri nga Presidenti i SHBA, Donald Trump. Më 19 dhjetor ajo mori miratimin nga Senati Amerikan dhe do të jetë zyrtarisht ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri. Në nëntor ishte Komisioni i Jashtëm i Senatit i cili e aprovoi kandidaturën. Në prezantimin e saj para kongresit, diplomatja Kim theksoi se do të nxiste bashkëpunimin mes dy vendeve. Gjithashtu ajo i mbetet angazhimit për të nxitur eksportet dhe investimet amerikane në Shqipëri.

Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori, është gjithashtu personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë. Yuri Kim është anëtare në stafin e lartë të Shërbimit të Huaj dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore. Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake. Ajo ka qenë gjithashtu Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe anëtare e delegacionit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet gjashtëpalëshe për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut. Zonja Kim ka shërbyer si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad dhe në Ankara. Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME