Categories Lajme

Analiza/ Tensionet Greqi-Turqi dhe rreziku i një konflikti

Tensionet midis Turqisë dhe Greqisë po përshkallëzohen për shkak të një numri mosmarrëveshjesh territoriale. Analistët thonë se dy vendet kanë një histori të gjatë të menaxhimit të tensioneve të tilla. Por, kjo do të vihet në provë me afrimin e zgjedhjeve greke dhe turke, ku të dy udhëheqësit pritet të shfrytëzojnë ndjenjat nacionaliste në fushatë.

Ushtria turke po zhvillon stërvitjet e saj të përvitshme ushtarake jo shumë larg ishujve fqinjë grekë.

Greqia vazhdon të modernizojë ushtrinë, duke mbyllur hendekun me rivalin e saj turk, ndërsa tensionet dypalëshe po rriten për shkak të një numri mosmarrëveshjesh territoriale në detin Egje dhe në Mesdhe.

“Marrëdhëniet aktuale greko-turke në nivel zyrtar, janë jashtëzakonisht të tensionuara, për shkak të ndryshimit të ekuilibrit në Mesdheun Lindor dhe politikës së brendshme të Turqisë, e cila sheh një shkallë të caktuar interesi për të demonstruar një politikë të jashtme nacionaliste të njëanshme”, thotë analistja Senem Aydin-Duzgut nga Universiteti Sabanci.

Duke iu drejtuar mbështetësve në një tubim së fundmi, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se forcat turke mund të hyjnë një natë në ishujt grekë, të cilët Ankaraja ka thënë se duhet të çmilitarizohen.

Ndërkohë, ministri i jashtëm grek Nikos Dendias e krahasoi Turqinë me Rusinë gjatë një vizite të fundit në Ukrainë.

Komentet gjithnjë e më të tensionuara nga të dyja palët, pasojnë inkursionet me avionë luftarakë nga të dyja vendet, të cilat po bëhen një dukuri e rregullt.

“Nëse aeroplanët, anijet detare, ose tanket turke në kufi sulmohen, Turqia do të duhet të hakmerret. Por kjo hakmarrje mund të përshkallëzohet, dhe mund të nxisë fillimin e një lufte të cilën nuk mund ta përfundoni”, thotë këshilltari presidencial turk, Mesut Casin.

Por tensionet dhe kërcënimet mes dy anëtarëve të NATO-s nuk janë zhvillime të reja.

Të dy palët po mbajnë kontakte dhe së fundmi ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar ftoi homologun e tij grek Nikolaos Panagiotopoulos për vizitë në Turqi. /VOA

Vëzhguesit thonë se të dyja vendet janë të afta t’i menaxhojnë tensionet.

“Ka patur aksidente, hapa të gabuar, të cilët fatmirësisht, nuk kanë rezultuar në një konfrontim më të gjerë. Të dyja palët kanë mekanizmat dhe njohuritë për t’u përballur me aksidentet. Nëse nuk ka vullnet politik nga njëra, apo tjetra palë për ta përshkallëzuar çështjen në nivelin e luftës, nuk shoh asnjë mundësi për një aksident”, thotë analisti Serhat Guvenc nga Universiteti Kadir Has.

Por zgjedhjet pritet ta komplikojnë situatën më tej, sepse dy udhëheqësit po përballen me sfida të vështira lidhur me zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

“Është shumë domethënëse, që si në Turqi, ashtu edhe në Greqi do të ketë zgjedhje vitin e ardhshëm. Ato po afrohen dhe dy udhëheqësit pothuajse po përgatisin publikun për një kauzë të mundshme nacionaliste, ose një konfrontim, madje edhe një përballje”, thotë analistja Asli Aydintasbas nga Instituti Brookings.

Turqia dhe Greqia kanë dekada përvojë në menaxhimin e tensioneve dypalëshe. Por kjo do të vihet në provë, ndërsa të dy vendet shkojnë drejt zgjedhjeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME