Categories Lajme

“Fshesë” në radhët e Policisë, Rrumbullaku përjashton dhe pezullon disa zyrtarë (EMRAT)

Një zyrtar është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit ndërsa 4 të tjerë janë pezulluar nga detyra me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku. Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit thotë se reagimi vjen “në përputhje të plotë me ligjin, ndaj atyre punonjësve të Policisë që abuzojnë me detyrën, kryejnë vepra korruptive apo cënojnë të drejtat dhe liritë e qytetarëve”.

Kështu, i përjashtuar nga radhët e policisë është shefi i Krimeve i Komisariatit të Policisë Devoll ndaj të cilit kishin nisur hetimet nga AMP, pas denoncimit të një qytetari se e kishte dhunuar në ambientet e policisë. Qytetari deklaroi se sapo ishte futur në ambientet e komisariatit u godit nga Syziu me grushta.

Ndërsa në mesin e të pezulluarve është edhe Bukurosh Zagrati me detyrë Trupë Shërbimi në Seksionin e Forcës së Fosaçme “Shqiponja”, e DVP Dibër. Ai u denoncua kohë më parë në emisionin investigativ STOP, nga dy të moshuar, të cilët deklaronin se ishin dhunuar prej tij. Për rastin në fjalë Gjykata e Dibrës e dënoi me 6 muaj burg Bukurosh Zagratin, por Policia e Shtetit nuk e kishte pezulluar ende nga detyra, deri më sot.

Policia e Shtetit

Reagim në përputhje të plotë me ligjin, ndaj atyre punonjësve të Policisë që abuzojnë me detyrën, kryejnë vepra korruptive apo cënojnë të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në përmbushje të një prej prioriteteve të punës, për largimin nga radhët e Policisë së Shtetit, të cilitdo që abuzon me detyrën, bazuar në hetimet e kryera nga Drejtoria e Standardeve Profesionale e Policisë së Shtetit, si dhe duke marrë shkas nga publikime në media dhe në rrjete sociale të ndryshme, ka marrë disa vendime për punonjës policie, në disa qarqe të vendit.

"Fshesë" në radhët e Policisë, Rrumbullaku përjashton dhe pezullon disa zyrtarë (EMRAT)

-Komisar Pashk Syziu, me detyrë Shef i Krimeve i Komisariatit të Policisë Devoll, është përjashtuar menjëherë nga Policia e Shtetit, për shkelje të Kodit të Etikës së Punonjësit të Policisë së Shtetit gjatë përmbushjes së detyrës, pasi është konstatuar në paligjshmëri administrative me detyrat funksionale të punonjësit të Policisë së Shtetit dhe ka kryer veprime arbitrare, në tejkalim të kompetencave ligjore, gjatë trajtimit të një çeshtjeje.

"Fshesë" në radhët e Policisë, Rrumbullaku përjashton dhe pezullon disa zyrtarë (EMRAT)

-Inspektor Bukurosh Zagrati, me detyrë Trupë Shërbimi në Seksionin e Forcës së Fosaçme “Shqiponja”, e DVP Dibër, është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor për tejkalim të kompetencave. Policia e Shtetit është në pritje të zbardhjes së vendimit të gjykatës, për ekzekutimin e menjëhershëm të tij.

-Inspektor P. M., me detyrë Ndihmëskontrollor i Policisë Kufitare, në Portin e Durrësit, është pezulluar dhe është transferuar në një detyrë tjetër, pasi ka shkelur atributet dhe kompetencat e punonjësit të Policisë. Bazuar në të dhënat e administruara nga rrjetet sociale, ka akuza se ish-punonjësi i Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të qytetarëve që udhëtonin drejt Italisë, ka kryer veprim korruptiv ndaj një shtetaseje, për ta lejuar që të kalojë kufirin.

-Nënkomisar G. A., me detyrë Specialist i Shërbimeve Operacionale të Policisë Kufitare të Durrësit, është pezulluar menjëherë nga detyra, është kryer transferimi i menjëhershëm i tij, në një strukturë tjetër, jashtë qarkut dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

-Inspektor A. Sh., me detyrë Trupë Shërbimi i Policisë Kufitare të Durrësit, është pezulluar menjëherë nga detyra, është kryer transferimi i menjëhershëm i tij, në një strukturë tjetër, jashtë qarkut dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit siguron qytetarët se është i vendosur për të ndëshkuar me ashpërsi dhe pa kompromis, në zbatim të ligjit, cilindo punonjës policie që do të abuzojë me detyrën apo do të cënojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhe në këtë kuadër inkurajon qytetarët dhe mediat që të denoncojnë çdo rast të tillë, duke kontribuar për të patur një Polici sa më të denjë, në shërbim të tyre.

Njëkohësisht, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit fton qytetarët që të mbështesin edhe më shumë Policinë, pasi ajo është në shërbim të tyre. Rastet e veçuara të veprimeve të paligjshme të disa punonjësve të Policisë nuk mund të përbaltin apo të njollosin imazhin, mundin dhe sakrificën e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME