Categories Kulture

Anesti Bezhani, një nga historitë më të suksesshme për qytetin e Vlorës!

Anesti Bezhani, një nga historitë më të suksesshme për qytetin e Vlorës! Pas çlirimit të Vlorës, kur shkolla Tregtare hapi dyert drejt një epoke të re, një nga nxënësit e saj, ishte dhe Anesti Bezhani. Një student i shkathët, që do të spikaste për nga vlerat dhe aftësitë e tij profesionale. Ai mbaroi studimet tek shkolla Tregtare, qysh në 1948 dhe u bë një nga ekonomistët e shkëlqyer dhe një financier i zoti, i cili do të kontribuonte shumë, gjatë gjithë jetës së tij… Ndër vite Z. ANESTI Bezhani, jo vetëm mbajti poste shumë të rëndësishme por me punën dhe aftësitë e tij, ka arritur majat e suksesit si një nga financierët me të shquar duke qënë:

– I pari anëtar i Parlamentit Europian të Biznesit, përfaqësues i Shqipërisë në dy legjislacionet e fundit. – Anëtar i përhershëm i Kryesisë së Dhomës së Tregtisë e Industrisë , Vlorë, që prej themelimit të saj. – Anëtar i përhershëm i Kryesisë së Bashkimit të Dhomave të Tregtisë së Shqipërisë në dy dekadat e fundit. – Anëtar i Kryesisë së Forumit të Biznesit Shqipëri – Itali, Shqipëri – USA dhe përfaqësues i Forumit të Ekonomistëve Shqiptarë në Samitin e “Crans Montana” nga vitet 2000 – 2010.

– Anesti Theodhori Bezhani është vlerësuar (5)pesë herë nga Kuvendi i Shqipërisë për merita pune me “urdhëra” e “çmime” të ndryshme. – Në vitin 2016 i është dhënë titulli “Mirënjohje e Qytetit të Vlorës”, akorduar nga Kryetari i Bashkisë Vlorë. – Në vitin 2016 ka marr titullin “Nder i Labërisë” nga Klubi Labëria. – Në vitin 2019 ka marr titullin “Mirënjohja e Qarkut Vlorë”. – Si anëtar i përhershëm i Kryesisë dhe Industrisë, Vlorë, Z. Anesti Bezhani i akordohet “Mirënjohje e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Vlorë” për kontribut të jashtëzakonshëm në mendimin ekonomik e tregtar dhe shembull morali e etike në biznes. Sot Z. ANESTI BEZHANI është një aset që rrugëtimin e tij e nisi nga Shkolla TREGTARE!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME