Categories Sport

Anullohet ndeshja mes Dritës dhe Linfieldit, infektohen futbollistët kosovarë

Autoritetet zvicerane kanë vendosur të anullojnë ndeshjen e vlefshme për finalen e turit para-eliminator të Ligës së Kampionëve, mes Dritës së Gjilanit dhe irlandezëve të Linfieldit, programuar për t’u zhvilluar këtë pasdite në orën 18:00. Vendimi i çuditshëm u është komunikuar klubeve vetëm pak orë më parë dhe duket se lidhet tërësisht me faktin se një prej futbollistëve të kampionëve të Kosovës, mesfushori Namani ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Aktualisht është vendosur vetëm për anulimin e ndeshjes dhe nuk ka asnjë datë tjetër për zhvillimin e saj, ndërsa sipas njoftimit në klubit të Dritës, vendimi për fatin e ndeshjes pritet të merret nga Komisioni i Disiplinës në ditët e ardhshme.Ndërkohë edhe vetë UEFA ka reaguar me një deklaratë, ku sqaron se vendimi për anulimin e ndeshjes është marrë pasi klubi i Dritës është vendosur në karantinë, duke qenë se dy lojtarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME