Categories Lajme

Apeli i GJKKO cakton datën, seanca për Saimir Tahirin do të mbahet më 20 dhjetor

Në datë 20 Dhjetor ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të rinisë betejën me drejtësinë. Seanca te gjykata e Apelit kundër Krimit dhe Korrupsionit është caktuar në orën 09:00.

Dosja e Saimir Tahirit në Apel do të gjykohet nga Daniela Shirka që është kryesuese, anëtare Ilirjana Olldashi dhe anëtari i tretë pritet të delegohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Disa javë pasi Gjykata e Lartë zbardhi vendimin, dosja në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Jaeld Çelës u regjistrua në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjykata e Lartë vendosi rikthimin e çështjes për shqyrtim tek një trupë tjetër e Gjykatës së Posaçme me argumentin se gjatë procesit kundër Saimir Tahirit ka pasur shkelje procedurale.

Përpos konfliktit të interesit të gjyqtares Albana Boksi, gjykata thekson se prokuroria u dha fakteve penale cilësim të ndryshëm nga akuza dhe se nuk i dha mundësinë ish-ministrit të mbrohej për akuzën e shpërdorimit të detyrës që u dënua me pesë vite b urg i konvertuar në 3.4 vite shërbim prove.

SPAK e akuzoi për trafik droge, por gjykata ish-ministrin e Brendshëm e dënoi vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa me prishjen e vendimit nga Gjykata e Lartë, dosja rikthehet edhe njëherë në Apel.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tragjedia në familjen shqiptare, djali i merr jetën nënës 39-vjeçare, ajo e kishte rritur e vetme pas divorcit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në qytetin Chiari të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Grabitja e bankës në Tiranë, autori i maskuar merr 60 mijë euro për 3 minuta dhe largohet me monopatinë

Grabitja e bankës në Tiranë, autori i maskuar merr 60 mijë euro për 3 minuta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sulmi masiv kibernetik mbërrin në Greqi, tentojnë të çojnë frigoriferët në 150°C, alarm në supermarketet e Athinës

Sulmi masiv kibernetik mbërrin në Greqi, tentojnë të çojnë frigoriferët në 150°C, alarm në supermarketet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali, autori 29-vjeçar: “Jam penduar, nuk doja ta vrisja”

Vrasja e shqiptarit në Itali, autori 29-vjeçar: “Jam penduar, nuk doja ta vrisja” “Jam penduar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Austri/ E braktisën shoqëruesit në 2 600 metra lartësi, shpëtohet i riu në Alpet austriake! Nisin hetimet ndaj grupit

Një alpinist gjerman u shpëtua nga Alpet Austriake gjatë fundjavës, pasi u la pas nga…

LEXO ME SHUME