Categories Lajme

‘Bossat’ ikin në Dubai, Gledis Nano: Do e zgjidhim! Kuvendi i Berishës nesër? Jemi në gatishmëri

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka deklaruar se do të ketë një raund të dytë të analizave të efektivëve të policisë të dyshuar si përdorues d roge. Nano u shpreh se në përfundim të këtij procesi do te ketë një informacion zyrtar nga Policia e Shtetit.

“Analizat janë zhvilluar në raundin e parë dhe në do të zhvillojmë përsëri analiza mjekësore. Në përfundim të këtij procesi do keni informacion zyrtar nga policia e Shtetit.

Kriteri është grupmosha me risk dhe të gjithë sektorët që janë me risk”, tha Nano. Në lidhje me ngjarjet kriminale që po hetohen nga policia ai zgjodhi të mos japë informacion për ruajtjen e sekretit hetimor.

Nano u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me arratisjen e personave të përfshirë në ngjarje kriminale drejt Dubait duke theksuar se janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje për këtë problem.

Ndërsa lidhur me Kuvendin e Partisë Demokratike të njoftuar ditën e nesërme nga ish-kryeministri Berisha, Nano tha se janë marrë masat për ruajtjen e rendit.

“Në lidhje me ngjarjet në hetim nuk mund të jap asnjë detaj pas dëmtohet hetimi. Për pjesën e dytë jemi në kontakt me institucionet ndërkombëtare për të ecur përpara dhe për të gjetur një zgjidhje në lidhje me këtë çështje.

Policia është gjithmonë në gatishmëri për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Synojmë dhe gjithmonë policia ka qenë e drejtuar drejt informacionit dhe inteligjencës. Bazuar në informacionet që do të kemi do të merren masa”, u shpreh Gledis Nano.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tragjedia në familjen shqiptare, djali i merr jetën nënës 39-vjeçare, ajo e kishte rritur e vetme pas divorcit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në qytetin Chiari të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Grabitja e bankës në Tiranë, autori i maskuar merr 60 mijë euro për 3 minuta dhe largohet me monopatinë

Grabitja e bankës në Tiranë, autori i maskuar merr 60 mijë euro për 3 minuta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sulmi masiv kibernetik mbërrin në Greqi, tentojnë të çojnë frigoriferët në 150°C, alarm në supermarketet e Athinës

Sulmi masiv kibernetik mbërrin në Greqi, tentojnë të çojnë frigoriferët në 150°C, alarm në supermarketet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali, autori 29-vjeçar: “Jam penduar, nuk doja ta vrisja”

Vrasja e shqiptarit në Itali, autori 29-vjeçar: “Jam penduar, nuk doja ta vrisja” “Jam penduar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Austri/ E braktisën shoqëruesit në 2 600 metra lartësi, shpëtohet i riu në Alpet austriake! Nisin hetimet ndaj grupit

Një alpinist gjerman u shpëtua nga Alpet Austriake gjatë fundjavës, pasi u la pas nga…

LEXO ME SHUME