Categories Lajme

Arben Shehu pranohet nga mazhoranca të drejtojë KLSH-në

Paraditen e sotme në mbledhjen e grupit parlamentar socialist është diskutuar edhe për kandidaturën en Arben Shehut për të drejtuar KLSH-në, ku emri i propozuar nga Meta bëhet me dije nga burimet e Fax News ka gjetur mbështetjen tek shumica e socialistëve dhe pritet që në seancën e radhës të votohet në Kuvend. Mirëpo, në mbledhje ka pasur edhe zëra kritik, apo kundër këtij propozimi, dhe tre ligjvënës mes tyre edhe zv.kryeministri Erion Braçe kanë kërkuar llogari për arsyet pse është pranuar Shehu.

Ndërkohë dy deputetët e tjerë janë Spartak Brahu dhe Bashkim Fino të cilët kanë kërkuar gjatë diskutimeve të sqarohet pse mazhoranca ka dalë me këtë qëndrim, për një emër të propozuar nga kreu i shtetit dhe me të cilin socialistët nuk i kanë të mira marrëdhëniet. Ndërkohë, gazetarja e Fax News, Eksiola Shehu raporton se se dy dekrete të Presidentit që janë në rendin e ditës pritet të rrëzohen nga mazhoranca.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME