Categories Lajme

Gjonaj: Pagat e efektivëve të qelive do të barazohen me ato të Policisë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi nga foltorja e Kuvendit se efektivët e burgjeve janë dëshmitarë të rritjes së pagës vitin e kaluar ndërsa mbështetja e qeverisë do të vijojë ku përmes paketës ligjore, pagat e tyre do të barazohen me ato të Policisë së Shtetit. Gjonaj argumentoi ndër të tjera se sistemi më herët kishte humbur drejtimin duke e bërë të pamundur gjetjen dhe ndërmarrjen e politikave të duhura penale.

“Për shkak të një sërë problematikash në institucionet penitenciare të stivosura njëri pas tjetrit ndër vite problemet dukeshin mjaft herë më të mëdha sesa zgjidhja që mund të ofrohej në moment. Me keqardhje them që ne nuk gjetëm vetëm disa autoritetete administrave që njiheshin formalisht me ligj për të ekzekutuar vendimet e dhëna nga gjykata për ruajtjen dhe mbikëqyrjen e personave por që misioni për të cilën ishin ngritur kishte humbur. Kishte humbur drejtimin duke e bërë më të vështirë gjetjen dhe ndërmarrjen e politikave të duhura penale.

Ishte thuajse e papranueshme që duke qenë pjesë e Këshillit të Europës dhe të aderuar në një sërë konvetash europiane të Kombeve të Bashkuara të trashëgonim sërish po të njëjtën qasje, duke i lënë institucionet e vuajtjes së dënimit në fund të listës kur vjen puna për vëmëndje, kujdes dhe investime. Për këtë arsye në 2018 ndërmorëm një reformë të thellë transformuese në sistemin penitenciar në aspektin legjislativ, infrastrukturor, strukturor të aspekteve të sigurisë në institucione si dhe trajtimin e përshtatshëm në respektim të të drejtave të burgosurve”, tha ministrja. Gjonaj theksoi se paketa penitenciare që do të miratohet sot në Kuvend do të sjellë edhe përmbushjen e rëndësishme të reformës, pra reformimin e kuadrit ligjor.

“Paketa ligjore e Reformës në Drejtësi nuk do të ishte e plotë pa këtë paketë me 4 ligje ku ekzekutimi i vendimeve penale tashmë ka gjetur rregullim të posaçëm jo vetëm sa i përket organizimit institucional, përgjegjësive të institucioneve ligjzbatuese por edhe qartësisë së rregullave proceduriale dhe të drejtave të të burgosurve. Nëse më parë përkufizimi për burgun ishtë thjesht për të mbajtur disa persona të izoluar ku një pjesë vuanin dhe një pjesë privilegjoheshin, praktikisht do të thotë se qëllimi kryesor për të cilën ishte ngritur kishte dështuar, diku pjesërisht dhe diku plotësisht.

Nëse më parë përkufizimi për një polic burgu ishte si një qokë fushate do të thotë që ai nuk kishte një profesion për të punuar por një shërbim për të përfituar, kjo na nxiti që të merreshim më shumë me policinë e burgjeve ku përmes marrëveshjeve me Akademinë e Sigurisë do të bëhet e mundur që efektivët ta ndjenin më shumë peshën e kostumit profesional dhe jo peshën e kostumit partiak. Kur në krye të herës ne folëm për rritje të pagave për punonjësit e policisë së burgjeve u konsiderua thjesht një premtim. Por ja që sot, gjithsecili nga efektivët është dëshmitar i disa rritjeve që janë kryer në vitin që lamë pas dhe sërish do të jenë dëshmitarë të mbështjes së qeverisë për pagat e tyre që me këtë paketë ligjore do të barazohen me ato të policisë së shtetit. Përmes mbështetjes që kemi dhënë përmes forcimit e kapaciteteve të stafit të burgjeve, përfshirë stafin menaxhues dhe atë shëndetësor e thënë më shifra janë rritur ndjeshëm standardet e të drejtave të njeriut në punën e tyre të përditshme por edhe të sigurisë”, u shpreh Gjonaj.

“Misioni për funksionimin dhe të luftës së krimit të organizuar në institucione penitenciale u shoqërua edhe me rishikimin e legjislacionit për forcimin e masave të sigurisë duke prezantuar kështu për herë të parë regjime të cilat në vende fqinje ka dhënë rezultat të ndjeshëm. Po për rritjen e sigurisë është goditur çdo rast korruptiv duke fuqizuar maksimalisht kontrollin e brendshëm të burgjeve. Nisur nga kjo vetëm në 2019 janë proceduar penalisht drejtues të IEVP-ve, dhjetëra punonjës të policisë së burgjeve, qindra të dënuar të burgosur si dhe masa administrative për një sërë punonjësish.

Për herë të parë në 2019 arritëm që mbipopullimi të ishte 0, një rekomandim i vazhdueshëm dhe i përsëritur i mekanizmave ndërkombëtarë. Qeveria ka dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme jo vetëm në investime në infrastrukturë, në buxhet dhe në sistemet e sigurisë por njëkohësisht i ka kushtuar vëmendje të veçantë për t’i kthyer dinjitetin punonjësve të policisë dhe funksionimit ligjor me përgjegjshmëri të sistemit të burgjeve. Një sërë partnerësh ndërkombëtarë kanë dhënë mbështetjen e tyre ashtu si Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, por vlen të përmend që në 2019 Ambasada e SHBA mbështeti jo pak sistemin e burgjeve në Shqipëri”, u shpreh Gjonaj. z.tosku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME