Categories Lajme

Skenari i ri: Nëse shtohen rastet hapen spitale Covid në rrethe

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, deklaroi pak ditë më parë se nëse do të ketë shtim të rasteve, të infektuarit do të trajtohen në Tiranë, me hapjen e spitaleve të tjera Covid. Mirëpo, duket se ministria ka edhe një tjetër skenar për të kthyer spitalet rajonale të rretheve në spitale Covid. Lajmi u bë publik paraditen e sotme nga zyrtarja e ministrisë së Shëndetësisë, Mirela Cami teksa ndodhej në qytetin e Shkodrës.

“Për momentin kujdesi për të infektuarit jepet në spitalin infektiv COVID1, por nëse kemi rritje të numrave mund të shfrytëzohen dhe spitalet rajonale. Për momentin kemi vetëm spitalin Infektiv. Në varësi të situatës do të merren edhe vendime të tjera. Numri i tamponëve nuk vjen si mungesë por sipas rekomandimeve të epidemiologeve”, shpjegoi Cami. Drejtori i Spitalit të Shkodrës, Ardian Dajti u shpreh i gatshëm për të zbatuar vendimin e qeverisë.

“Lufta nuk ka mbaruar akoma, respektoni masat. Ne si drejtori nuk kemi ndryshuar asnjë masë, masat janë njësoj si në kohën e mbylljes, vazhdojmë të ndjekim të njëjtat masa. Sa i takon trajtimit të të prekurve ne kemi kapacitete por kjo varet nga vendimi i qeverisë, nëse qeveria vendos që të prekurit të trajtohen në spitalin rajonal ne do i përgjigjemi”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME