Categories Lajme

Arrestohet në dalje të Kamzës 32-vjeçari, DETAJE

Policia e Tiranës ka arrestuar në dalje të Kamzës një 32-vjeçar, i cili është kapur duke transportuar me mjetin e tij 4 emigrantë të parregullt. Në p ranga ka rënë i riu E. Sh., i cili i kishte marrë emigrantët në Pogradec me destinacion  Shkodër, me qëllim kalimin për në Malin e Zi me destinacion përfundimtar Italinë. Gjithashtu, gjatë një aksioni të fundit, janë arrestuar në kryeqytet edhe disa shtetas të tjerë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me sherbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Sh, 32 vjeç, pasi në dalje të Kamzës, u kap në flagrancë nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke transportuar me mjetin e tij 4 emigrantë të parregullt, të clët i kishte marrë në Pogradec me destinacion  Shkodër, me qëllim kalimin për në Malin e Zi me destinacion përfundimtar Italinë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti dhe një aparat celular.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjigjesisë ligjore, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja e 4 personave në kërkim konkretisht:

•Specialistët për Hetimin e N arkotikëve bënë ekzekutimin e vendimit p enal, për shtetasin në kërkim E. R, 53 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”. Për v eprën p enale “Prodhimi dhe shitja e n arkotikëve”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë ekzekutimi i vendimit penal për shtetasin në kërkim R. L, 26 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj b urg, për veprën p enale “Vjedhja”.

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 bënë kapjen e shtetasit I. N, 30 vjeç, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Librazhd, për veprën penale “Plagosje e lehte me dashje”. Për veprime të metejshme iu kalua Librazhdit;

Po nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 u bë kapja e shtetasit K. M, 24 vjeç, i shpallur në kërkim nga DVP për veprën penale “Vjedhja”. Për veprime të metejshme iu kalua Durrësit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policieë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. S, 46 vjeç, pasi dyshohet se pas një konflikti verbal ka k anosur me një mjet prerës shtetasin B. B.

Më datë 14.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve, F. S, 18 vjeç( me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën p enale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe L. L, 32 vjeç, sepse në rrugën “Bab Rexha”, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin A. T, 36 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve nga kontrolli i ushtruar në banesa u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materialë disa sende të kundërligjshme. Punohet për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Më datë 13.10.2021, në Rrugën e Elbasanit, në Sauk, ka rënë nga lartësia e pallatit në ndërtim ku punonte shtetasi H. H, 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME