Categories Sport

“Arrite gjithçka, je më i MADHI”, Dana White fjalë zemre për luftëtarin Khabib

“Nëna ime nuk donte që të luftoja pa babanë tij dhe kam folur me të për tre ditë me radhë. I premtova asaj që do të ishte dueli i fundit dhe fjala e dhënë duhet mbajtur. Kjo ishte ndeshja ime e fundit dhe nuk ka shans të kthehem pa babanë tim”, tha Khabib Nurmagomedov, pak pasi kishte mundur Justin Gathje.

Vlerësime të shumta për luftëtarin rus, i cili e mbyll karrierën e tij në artet marciale miks me 29 fitore dhe zero humbje. Shifra që flasin vetë, ndërkohë që miliona njerëz anembanë botës e duan atë. Tani që e mbylli në këtë mënyrë, duke lotuar për babanë e tij që humbi jetën pak kohë më parë, do e duan edhe më shumë.

Një koment për Khabib e ka bërë edhe Dana White, presidenti i UFC, i cili e konsideron rusin si më të madhin e të gjitha kohërave (G.O.A.T – Greatest of all the time) në disiplinën e tij. “Urime Khabib, keni arritur GJITHÇKA që i keni vendosur qëllim vetes. Ju jeni luftëtari më i mirë P4P (peshë për peshë) në botë dhe me të vërtetë jeni “G.O.A.T” i këtij sporti. 29-0”, shkruan White në një postim në Twitter.

https://twitter.com/i/status/1320255394908938240

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME