Categories Lajme

Asgjësohen 3659 bimë narkotike cannabis sativa në Kukës, procedohen 2 inspektorët e mjedisit

DVP Kukës/Vijojnë kontrollet antikanabis në të gjithë qarkun, finalizohet faza e dytë e operacionit “Bjeshkët e Nemuna”.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, 3659 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në territoret e fshatrave Gjonpepaj dhe Curraj i Epërm.

-Gjatë fazës së parë të këtij operacioni, ditën e djeshme, në fshatin Gjonpepaj, u asgjësuan 297 bimë narkotike cannabis sativa, si dhe u procedua penalisht kryetari i këtij fshati.

Procedohen penalisht edhe 2 inspektorë mjedisi të këtyre zonave, të dyshuar për moskallëzim të krimit dhe për shpërdorim të detyrës.

Në vijim të kontrolleve antikanabis, me shërbime nga toka dhe me dronë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, kanë finalizuar fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Bjeshkët e Nemuna”, në kuadër të të së cilës:

-në fshatin Gjonpepaj, janë gjetur të kultivuara 3543 bimë të tjera narkotike cannabis sativa;

-në fshatin Curraj i Epërm, janë gjetur të kultivuara 116 bimë narkotike cannabis sativa.

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit A. Q. dhe Gj. P., inspektorë të mjedisit në të dy këto fshatra, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME