Categories Lajme

Si do të shpërndahen kreditë e buta për administratën? Banesa me kosto të ulët, ndryshon pragu i të ardhurave

Punonjësit e administratës publike do të kenë të drejtë të përfitojnë kredi të buta  me interes fiks 3 % për të gjithë kohëzgjatjen e saj, ku pjesa tjetër do të subvencionohet nga buxheti i shtetit.  Kjo është iniciativa e re e qeverisë për të përfshirë administratën publike në programin e strehimit social.

Buxheti i vënë në dispozicion të subvencionimit të normave të interesit për kredimarrësit është afro 5.3 miliardë lekë në vit dhe llogaritet që përfitues të jenë afro 20 mijë familje të reja. Deri më tani administrata nuk ishte e përfshirë në këtë program, dhe përfitues ishin kryesisht familje e reja të cilët nuk dispononin pronë, gratë kryefamiljare, personat me aftësi të kufizuara, komunitetet rome dhe egjiptiane. Qëllimi i qeverisë është që të sigurojë stabilitet financiar dhe besueshmëri për punonjësit, duke i bërë ata më të motivuar për të qëndruar në administratë dhe për t’i shërbyer interesit publik. Por si do të jetë formula e shpërndarjes së kredive dhe kush përfiton?

Pas miratimit të projektligjit ne Parlament, qeveria po përgatit VKM-në dhe për vitin2023 parashikohet që të mbështeten mjekët, policët dhe ushtarakët. Ndër kriteret kryesore, është që përfituesit të jenë familje të reja, ku mosha e aplikantit nuk duhet të jetë më e madhe se 38 vjeç.  Gjithashtu ka ndryshuar niveli i të ardhurave që duhet të plotësojnë aplikantët për t’u kualifikuar në programin e banesave me kosto të ulët, duke bërë referencë me çmimet e banesave në treg.

Mënyra e përdorur në këtë rast i referohet një metode universale të vlerësimit të përballueshmërisë së tregut, e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara (UN-HABITAT) si raport i të ardhurave vjetore të familjes ndaj çmimit mesatar të shitblerjes së banesave në treg. Sipas Kombeve të Bashkuara dhe raporteve të ndryshme të ekspertëve, një treg konsiderohet i përballueshëm nëse ky raport është 1:4. Për shembull, nëse çmimi mesatar i një apartamenti 2+1 në Tiranë është 9,76 milionë lekë, ky treg është i përballueshëm, nëse të ardhurat mujore mesatare të familjeve me 4 persona në Tiranë janë 200 000 lekë. Për këtë treg banesash, familjet përfituese nga instrumenti financiar i interesave të kredive, duhet të kenë të ardhura mujore nën 135 000 lekë.

Gjithashtu, duke qenë se ligji u jep të drejtë të përfitojnë edhe familjeve që disponojnë banesë në pronësi, është shtuar një pikë që përcakton kufirin maksimal të kreditimit jo më shumë se 60% për këto raste, duke qenë se këto familje kanë një kapital që mund ta përdorin si kolateral.

Ndërsa, një kategori e veçantë që përfshin familjet e punonjësve të policisë së shtetit të rënë në detyrë dhe grupin që kanë statusin e fëmijëve në përkujdesje të Republikës, përveç se përfitojnë kredinë me interes zero për çështje të strehimit, do tu jepet edhe një grant i menjëhershëm të barabartë me 20 % të vlerës së banesës.

Ndryshimet ligjore të miratuara në parlament, parashikojnë gjithashtu lehtësim të aplikimeve për programet e strehimit social. Me qëllim që mbështetja të jetë  efektive dhe të shkojë realisht tek ata që kanë më  shumë nevojë, aplikimet këtë vit do të bëhen nëpërmjet portalit e-Albania. Fondet alokohen për njësitë e qeverisjes vendore, pasi të kenë dorëzuar listat paraprake të përfituesve të miratuar në Këshillin Bashkiak.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME