Atalanta ka arritur të marrë një fitore sa historike aq dhe spektakolare në “San Siro” ndaj Valencias.
Bluzinjtë fituan ndeshjen e parë të vlefshme për 1/8 në Champions League me rezultatin 4-1, një shifër tepër favorizuese për ndeshjen e ardhshme. Atalanta ka arritur të shënoj nga 2 gola për secilën pjesë. Hateboer ka shënuar i pari në minutën e 16, ndërsa Ilicic shënoi dopietë në pjesën e parë.
Sapo ka filluar pjesa e dytë ka qenë Freuler ai i cili ka shënuar një tjetër gol të bukur në”San Siro”, ndërsa Hatebouer në të 63′ ka shënuar të 4-tin për Atalantën dhe të 2-tin personal. Valencia ka shënuar golin e nderit në minutën e 66 të takimit me Cheryshev i cili përfitoi nga një gabim në mbrojtje i italianëve.
Ndërkohë në takimin tjetër Tottenham ka humbur me rezultatin 0-1 kundër Leipzig. Në pjesën e dytë sulmuesi Timo Verner shndërroi në gol një penallti.
