Categories Lajme

Athina reagon për dëmtimin e memorialit të Thimio Lolit

Ministria e Jashtme greke dënon dëmtimin e memorialit të Thimio Lolit në fshatin Krania të Finiqit. Policia informoi se memoriali u hodh në erë në orët e para të mëngjesit të sotëm (23 korrik)

Në një reagim të publikuar në faqen zyrtare të kësaj ministrie shkruhet: ” Ministria e Jashtme shpreh neveri dhe shqetësim lidhur me dëmtimin e memorialit të Thimio Lolit dhe e dënon fort atë. Një veprim i tillë që sfidon minoritetin grek dhe kundër marrëdhënieve Shqipëri-Greqi duhet të hetohen në mënyrë të menjëhershme dhe autorët të vihen para drejtësisë. Ne presim që Shqipëria të veprojë sa më shpejt të mundet për ti kthyer sigurinë minoritetit grek”

Deklarata mbyllet duke informuar se ministria e Jashtme, ambasada greke, por dhe autoritetet konsullore në Shqipëri po ndjekin nga afër ngjarjen.

Kjo është hera e dytë që memoriali i Thimio Lolit është sulmuar. 

Ky memorial është sulmuar në dhjetor të vitit të kaluar nga persona të cilët grisën flamurin dhe i hoqën pllakën memorialit. Memorali u vendos aty rreth 7 vjet më parë dhe ka shkaktuar reagime të forta kundër, pasi Thimio Loli cilesohet si një ithtar i Vorio-Epirit, madje edhe një vrasës i dokumentuar i shqiptarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME