Categories Lajme

Kujdesi i gjyshërve/ Në Korçë vazhdon tradita, me nipër e mbesa kur prindërit janë në punë

Gjatë verës prindërit që punojnë e kanë të vështirë të organizojnë kohën e lirë apo personat e përshtatshëm të cilët do të kujdesen për fëmijët e tyre.

Por në Korçë tradita e kujdesjes nga gjyshërit dhe gjyshet vazhdon. Në parqet dhe lulishtet e qytetit pjesën më të madhe të kohës gjyshi apo gjyshja e kalojnë me vogëlushët ndërsa ka të tjerë që kujdesen prej mëngjesit deri në mbrëmje me kënaqësinë më të madhe.

Përveç ditëve të plazhit nipërit dhe mbesat kthehen pjesën tjetër të kohës në angazhimin më të madh të gjyshërve apo gjysheve. Sigurisht ditët mbushen plot me ata që i shoqërojnë në shëtitjet, lojërat apo edhe në argëtime të tjera por nuk mungon as kujdesi në shtëpi ku gjyshërit kujdesen për fëmijët.

E nisin ditën me ta për ushqyerjen, gjumin e më pas kalojnë kohë së bashku.

Por sigurisht pas orë të tëra angazhimi në dispozicion të nipërve dhe mbesave ata kanë nevojë edhe për tu çlodhur.

Lulishtet mbeten hapësirat më të frekuentuara nga të moshuarit. Disa prej tyre thjesht bisedojnë, disa luajnë domino e disa shijojnë gjelbërimin dhe freskinë derisa të nesërmen ti kthehen përsëri angazhimit të tyre, kohës me nipërit dhe mbesat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME