Categories Lajme

Australia nën ‘thundrën’ e natyrës, rikthehen fuqishëm zjarret masive

Ditën e djeshme, Australia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, pasi zjarret rrezikojnë sërish qytetet kryesore. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se vatrat e reja të zjarrit janë shfaqur në afërsi të kryeqytetit australian Canberra. Deri tani raportohet se janë djegur 35 mijë hektarë pyje të tjera.

Autoritetet vendase e kanë pasur të pamundur të evakuojnë banorët rreth kryeqytetit dhe për këtë arsye iu kanë kërkuar që ata të strehohen në zona të sigurta, shkruan BBC.

Situata nuk pritet të përmirësohet, meteorologët paralajmërojnë mot të nxehtë dhe erë gjatë fundjavës, çka shton ndjeshëm rrezikun e zgjerimit të hartës së zjarreve.

Deri tani që prej shtatorit nga zjarret kanë humbur jetën të paktën 33 person dhe janë shkatërruar mijëra shtëpi. Gjithashtu, dëme të mëdha ka pasur edhe në kafshë, pasi deri tani raportohet se mbi 1 bilion kafshë kanë ngordhur për shkak të shkak të zjarreve.

“Problemi që e kemi me zjarret është se ato vetë po i përcaktojnë kushtet e motit dhe bashkë me erën po forcohet intensiteti i flakëve”, tha komisionerja e shërbimeve emergjente, Georgeina Whelan. Autoritetet raportojnë se në vend janë rreth 60 vatra aktive zjarri, mbi të cilat po punohet të kontrollohen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME