Categories Lajme

Largimi i Britanisë, Macron: Koha të shkundim “pluhurin e rëndë” të burokracisë

Presidenti francez e ka quajtur një sinjal historik largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, duke nënkuptuar që Evropa duhet të shkundë “pluhurin e rëndë” të burokracisë që ka përfshirë BE-në në kohët e fundit.

“Është një sinjal alarmi historik që duhet ta dëgjojë secili shtet i yni dhe të dëgjohet nga çdo evropian dhe të na bëjë të mendojmë”, tha ai.

Ky mesazh i tij lidhet dhe me adresimet që presidenti i Francës ka bërë në vitet e fundit, ku ka kërkuar një reformim të BE-së dhe rivitalizim të institucioneve të saj.

“27 vendet tjera të BE-së duhet ta bëjnë Evropën më sovrane dhe demokratike, të jenë më të afërt me qytetarët e tyre dhe më të thjeshtë me qëllim që të mund të rindërtojnë projektin evropiane. Është një ditë e pikëlluese, që nuk duhet ta fshehim. Gjithashtu është një ditë që duhet të na tregojë se duhet të vazhdojmë ndryshe. Të ndërtojmë me përkushtim dhe me efektivitet më të madh Bashkimin Evropian”, shtoi presidenti francez.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME