Categories Lajme

Autorët e masakrës në plazhin e Vlorës, ngritën brenda burgut VIP ‘sallën’ e lojërave të fatit

Në mesin e të 27 arrestuarve të super operacionit në burgun e Drenovës, janë edhe dy të burgosurit që akuzohen për organizimin e lojrave të fatit .

I akuzuari tjetër është Leo Osmani, 28 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, i cili është i ndaluar për vepër tjetër penale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Drenovë/Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit  në kundërshtim me ligjin”.

Delin Hajdari  dhe Leon Osmëni njihen si personat që në vitin 2013 kryen masakrën e vrasjes së tre personave në plazhin e Vlorës. Delin Hajdaraj u arrestua në 2017, pas katër vitesh. Ai ka qenë shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në 28 Korrik të vitit 2013, ku në bashkëpunim me shtetasin Leo Osmeni, 23 vjeç (i arrestuar në flagrancë dhe i dënuar me 35 vite burg), në lagjen “Ujë i Ftohtë” në Plazhin e Kalasë, kanë qëlluar me armë zjarri automatike model 56, në prezencë të pushuesve të tjerë, ku mbetën të vrarë 3 persona.

Ata hapën zjarr mbi pushuesit e një resorti në zonën e Kalasë në Vlorë duke lënë të vdekur në vend, tre persona. Më pas, ai u largua me automjetin e tij, por u prangos shumë shpejt. Tre viktimat e Osmënit ishin: Diana Ademi nga Vlora 52 vjeçe; Sokol Isufaj nga Fieri 34 vjeç dhe Serdi Bajlozi nga Prrenjasi 17 vjeç.

Para oficerëve të policisë, Hajdaraj do të pohonte pohoi se nuk kishte dashur të vriste 3 të pafajshmit, por vetëm të trembte djemtë që i kishin ngacmuar motrat e Leo Osmenit (shokut ose kushëririt të tij të largët).

“Armën nuk e mora posaçërisht me qëllim për të vrarë ata 3 persona të cilët humbën jetën aksidentalisht, por vetëm me qëllim për të trembur ata djemtë që kishin ngacmuar motrat e Leo Osmenit”, mësohet të jetë shprehur Hajdaraj.Shqip

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME