Categories Lajme

Greqi/ Shqiptari lidhet dhe goditet me thika nga dy italianë, ja si 38 vjeçari i shpëtoi torturës

Një 46-vjeçar së bashku me nipin e tij 35 vjeçar, të dy me origjinë italiane kanë masakruar me thika dhe sëpatë një 38 vjeçar shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në Rodos të Greqisë dhe arsyeja e sherrit mësohet se ka qenë krejt banale, për një motoçiklete.Kidnapped man in a dark room

Por çuditërisht autorët janë lënë të lirë me kusht dhe janë dënuar me një gjobë prej 2000 eurosh. Sipas të dhënave të policisë ngjarja ka ndodhur në Rodos të Greqisë në korrikun e vitit të kaluar kur 38 vjeçari shqiptari kishte njohur dy italianë të cilët e ndaluan, i lidhën gojën, duart dhe këmbët. Madje duke i vendosur një litar në qafë. Më pas e kanë dërguar në një magazinë që shërbente si dyqan, duke e masakruar me thikë, sëpatë por edhe taser-shoku elektrik. 46-vjeçari italian doli nga dyqani, duke e lënë 35-vjeçarin të bënte rojë gjatë natës, shkruajnë mediat greke.

Duke përfituar nga fakti se 35-vjeçari kishte rënë në gjumë, shqiptari arriti të shpëtonte dhe doli në rrugë ku më në fund u gjet nga policia. Efektivët gjetën gjithashtu sëpatën, taserin, një litar dhe një kordon, si dhe një shami me të cilën 38-vjeçari shqiptar tha se i kishin zënë gojën.

Dy italianët u arrestuan duke u kapur edhe me substanca narkotike. Ata u akuzuan për vrasje të mbetur në tentativë si dhe për posedim droge.

Po përse 38 vjeçari shqiptar u sulmua barbarisht nga dy italianët?

Shkaku i rrëmbimit dhe masakrimit të tij ishte një motoçiklete. Më 24 korrik 2016, 46-vjeçari italian kishte blerë nga shqiptari një motor, ku çmimi fillestar ishte 4500 euro, por përfundimisht ishin marrë vesh për 3500 euro, ku fillimisht i kishte dhënë 2500 ndërsa 1000 të tjerat do t’ia jepte më vonë. Duke mos i kthyer paratë e mbetura, italiani e ka akuzuar shqiptarin se i ka hyrë në shtëpi dhe i ka vjedhur para dhe sende me vlerë.

Versioni i ngjarjes nga italianët

Nga ana tjetër, italianët i mohojnë akuzat e rrëmbimit dhe torturës ndaj shqiptarit duke thënë se ishte vetë 38-vjeçari që kishte shkuar në dyqanin e tij dhe në një moment ka marrë thikën dhe e ka sulmuar. Më pas italiani ka tentuar të mbrohet, duke pretenduar se ishte plagosur po vetë nga shqiptari.

46-vjeçari kishte pohuar gjithashtu se në një moment, pasi e ka goditur shqiptarin në hundë, ai ka marrë një kabllo dhe e ka lidhur për vetëmbrojte, duke qenë se sipas tij, shqiptari e kishte kërcënuar me jetë nga familja.

Më pas i ka lidhur këmbët dhe i ka zënë gojën që të mos bërtiste pasi kishte frikë se mund të kishte njerëz që mund të shoqëronin. Në dyqan kishte mbërritur nipi i italianit rreth orës 20:30. Në mbrëmje ai e njoftoi atë që kishte ndodhur dhe u largua për t’u siguruar që familja e tij ishte mirë.

Lidhur me akuzën e mbajtjes së armëve të zjarrit, të dy personat kishin deklaruar se ishte vetëm një thikë kuzhine, ndërsa për pilulat e drogës, 35-vjeçari merrte një pjesë për shkak të problemeve shëndetësore. Madje ai pretendoi se kishte një recetë mjekësore. Ata u liruan me kusht nga gjykata dhe u dënuan me gjobë prej 2 mijë eurosh. Panorama.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME