Categories Lajme

Babai humbet jetën, vëllezërit sherr për lekët e qokave

Të ftuar në rubrikën “Shihemi në Gjyq” kanë qenë dy vëllezër, Gëzimi dhe Kujtimi. Gëzimi ka treguar se para se babai të humbiste jetën nga Covidi, ka folur me vajzën e tij, ku ajo e ka këshilluar që të kthejë Lekët në Euro dhe t’i fusë në bankë.

Pasi i kthen në Euro, motra Lumturie shkon tek shtëpia e të atit me valixhe, ia merr Eurot dhe i fut në bankë në emrin e saj. Gëzimi i ka kërkuar ndihmë vëllait të madh Kujtimit që të zgjidhin këtë problem, por ai nuk e ka ndihmuar. Gëzimi: Të kam sjellë këtu që të më ndihmosh mua jo të ulesh përkrahë motrës, kur motra ta futi ty dhe nuk të dha asnjë kokërr Leku.

Eni Çobani: Kur ka ndërruar jetë babai? Gëzimi: (Ngre tonin e zërit) Kam Lekët e funeralit për të marrë, moj motër, nuk bëhet shaka me Lekët e funeralit, të më marrë Lekët e shtëpisë, të ma heqin të drejtën e martesës, të më heqin çdo të drejtë.

Më fal për tonin zonja Eni nuk kam gjë me ty, as me zotin Ardit, por me motrën dhe vëllain. Më thotë nëna a ke gjet nuse, me çfarë ta bëj dasmën unë, të shkoj të grabis atje, të shes shtëpinë, të marr kredi, të përfundoj në burg?

Jam 39 vjeç zonja Eni, kur do ta gjej unë një gocë, kur të shkoj 79 vjeç? Do digjem vetë me benzinë, nuk ia toleroj dot vetes sime se më janë marrë të gjitha Lekët. BE ka dhënë 18 mijë Euro për viktimat e Covidit, familjarëve, ky ka marrë certifikatën e diagnozës së Covidit, më ngatërrohet edhe me dokumentat e shtëpisë.

Kujtimi: Për këtë që thotë për Lekët e Covidit, nuk ka asnjë provë.

Eni Çobani: E keni marrë ju certifikatën e vdekjes së babait tuaj nga Covidi apo jo?

Kujtimi: E kam marrë e kam çuar tek sigurimet.

Eni Çobani: Zoti Kujtim, Gëzimi i referohet faktit që të gjitha ato familje që kanë pasur humbje jete nga Covidi, janë shpërblyer me një shumë të caktuar parash. Këtë të them të drejtën unë nuk e kam dëgjuar. Ardit Gjebrea: Kjo nuk është një gjë zyrtare, këtë gjë e thotë Gëzimi dhe mbetet në kuadrin e një fjale të thënë nga dikush që vjen në studio.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME