Categories Lajme

Në pranga “i forti” i Shkodrës, policia e kërkonte prej kohësh

Gazmend Çekaj, 42 vjeç, banues në Shkodër është vënë në pranga pasi akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se gjatë kontrolleve në vendin e quajtur rruga e Golemit, shërbimet e Policisë, kanë gjetur në automjetin e 42-vjeçarit, poshtë sediljes së drejtuesit, një armë zjarri me një krehër dhe me shtatë fishekë.

Njoftimi i policisë Shkodër:Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 42-vjeçari. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me një krehër me 7 fishekë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Shkodër në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontroll, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri.

Gjatë kontrolleve në vendin e quajtur rruga e Golemit, shërbimet e Policisë, kanë gjetur në automjetin e 42 vjeçarit, poshtë sediles së drejtuesit mjetit një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. C., 42 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME