Categories Lajme

Babë e bir i zunë pritë me thika pas sherrit për gardhin, kush është polici i plagosur në Peshkopi (EMRI)

Identifikohet polici, që mbeti i plagosur sot në qendër të Peshkopisë. Ngjarja e rëndë ndodhi para Prefekturës së qytetit, rreth orës 13:30. Bukurosh Zagradi, 55 vjeç, është qëlluar me thikë disa herë nga fqinjët e tij, shtetasit me inicialet R.M, dhe A. M., babë e bir.

Sipas ‘BW’ bën, shkak i krimit është bërë një konflikt i vjetër pronësie mes dy familjeve, ku ‘mollë sherri’ është bërë një gardh që shërben si kufi ndarës me dy banesave.

NGJARJA

Ndonëse dy familjet kishin konflikte të vazhdueshme me njëra-tjetrit, ku një përplasje kishte ndodhur 6 muaj më parë, ka dyshime se sulmi i sotëm ndaj policit ishte i planifikuar.

Duke qenë se Bukurosh Zagradi ishte punonjës policie, të dy babë e bir, janë pajisur me thika dhe i kanë zënë pritë në qytet, konkretisht para Prefekturës, kur 55-vjeçari ishte jashtë shërbimit. Pasi janë konfliktuar verbalisht me njëri-tjetrin, dy agresorët e kanë qëlluar disa herë me thike policin, duke i shkaktuar atij plagë në kraharor.

Aktualisht 55-vjeçari ndodhet në sallën e operacionit të spitalit të Peshkopisë, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Ndërkohë, policia arrestoi vetëm njërin nga autorët, babai, konkretisht shtetasin me inicialet R.M., dhe është shpallur në kërkim djali, shtetasi me inicialet A.M.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME