Categories Lajme

“Basti i fundit”, policia italiane “godet” bosin mafioz të kumarit, i sekuestrojnë dhjetë milionë euro

Policia Financiare në Itali ka goditur sot një nga klanet më të fuqishme të mafies në Messina, që kishte aktivitet ilegal në fushën e lojërave të fatit të paligjshme.

Operacioni i koduar “Last Bet” ka bërë që të sekuestrohet një pasuri prej plot 10 milionë euro, ndërsa pronar i tyre ishte Domenico La Valle. Dëshmitë përpara oficerëve të policisë të disa mafiozëve (bashkëpunëtorë të drejtësisë) kanë bërë që të sekuestrohet një pasuri e konsiderueshme e vënë në mënyrë të paligjshme. La Valle dyshohet se kishte lidhje me klanin e fuqishëm mafioz Trovato, shkruajnë mediat italiane.

Në janar 2019, La Valle është dënuar me 13 vjet burg për një sërë akuzas, ku përfshihen aktivitet mafioz , krim fiskal, dhunë private, përvetësim i paligjshëm me zhvatje e dhunë.

Autoritetet italiane kanë urdhëruar sekuestrim të pasurisë së tij, të vënë në mënyrë kriminale. Ky sipërmarrës kishte nën kontroll biznesin e lojërave të fatit e të basteve ilegale në gjithë territorin e Messinës, e kishte lidhje të forta të forta me klanin mafioz Trovato.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krimi i rëndë/ Enkelejda dhe Eduart Limaj u martuan kur ajo ishte vetëm 17-vjeçe,

Familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit 40-vjeçares Enkelejda Danaj (Limaj) këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti i rëndë në aksin Kuç-Qeparo, shoferja në gjendje kritike

Një aksidenti i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Kuç-Qeparo. Mësohet se një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot

Ditën e dielë vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafisti nga Vlora: Në kohën e Enverit sukses ishte të kishe një femër të bukur

74-vjeçari nga Vlora, i cili e ka pasur gjithë jetën e tij të lidhur ngushtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat\Ra në kontakt me energjinë bashkë me dy punonjës, humb jetën 40 vjeçari në spital, pronari i hotelit në Dhërmi

Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi ranë në kontakt me energjinë elektrike…

LEXO ME SHUME