Categories Sport

“Bajern, merr Ramosin”, Shvajnshtaiger këshillon bavarezët: Finalizues fantastik, më kujton… Podolskin

Përballja ndaj Zvicrës e konkretizuar me tregolëshin e të panjohurit Goançalo Ramos, i ka ndryshuar reputacion në publikun e gjerë, jo vetëm si finalizuesi i Benfikës në Portugali, por edhe zëvendësuesi i denjë i “mitit” luzitan te përfaqësuesja, Kristiano Ronaldo. Interpretimi fantastik i atij dueli, i përfunduar me “tortën” si “lojtari i ndeshjes” ka ëmbëlsuar edhe një ikonë të mesfushës gjermane e fjala është për Bastian Shvajnshtaiger.

Ai ka këshilluar ish-klubin e tij të vihet në lëvizjet për të rrëmbyer shërbimet e një finalizuesi fantastik: “Gonçalo më rikthen në memorie finalizimet e Lukas Podolskit me këmbën e majtë. Ai ka vërtet inteligjencë në lëvizjet me sferën nën këmbë, të jep siguri.

Plus që Ramos u përfshi edhe në spektrin e asistuesit, jo vetëm ai modeli klasik i një ‘9’ që mban nën kontroll perimetrin e pykës. Bajerni besoj se duhet ta shikojë si opsionin ideal për të ndërtuar breza të suksesshëm. Lojtarë të kalibrit të tij të garantojnë jo vetëm fitoren, por edhe trofetë. Nuk besoj se ka ndonjë arsye për të hezituar, dëshmia mbetet ende e freskët. E gjithë struktura e tij mbulonte shumë reparte në fushë, si mesfushor, fantazist, anësor, sigurisht dhe atë të bomberit”, pohonte me nota optimizmi Bastian.

Drejtuesit nga Mynihu e patën në listën e dëshirave talentin 21-vjeçar, por pretendimet e “Shqiponjave” të Benfikës rezultuan shumë të larta për kapitalet e tyre dhe moshën e futbollistit në fjalë. Mbetet të shikohet nëse Salihamixhiç me Kahn do e marrin në konsideratë fjalën e ish-lojtarit të tyre, pa anashkaluar pretendimet e ekzagjeruara ekonomike të klubit portugez. Gonçalo ka kontratë me kryeqytetasit luzitanë deri në vitin 2025 dhe në “transfermakt” vlera e tij kap kuotën e 24 milionë eurove.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME